• |
ide | kryesore

Është 13 vjeç, quhet Kristian Shevchenko dhe luan te Chelsea. Ka lindur një yll?

Sport



Nga Andriy te Kristian. Dhe nëse e keni mbiemrin e Shevchenko, shanset për t’u bërë yll i futbollit mund të rriten. Gjenetika e thotë. Tani, djali thuajse 13-vjeçar, i dyti nga katër djemtë që ish sulmuesi i Milan dhe Chelsea ka me modelen Kristen Pazik, duket se është i destinuar. Kristian lindi një ditë pas golit të madh të të atit në fitoren 4-0 të Chelsea kundër Watford në vitin 2006. Një gol të cilin Sheva i sapoardhur në Londër, pasi kishte fituar gjithçka me Milanin, dhe shokët e tij të skuadrës Lampard, Cole dhe Drogba e festuan nën ritmin e “rock the baby”. Rezultati? Sot ai fëmijë luan futboll me rezultate të shkëlqyera, në Akademinë e Chelsea. Thonë se talenti është gjithçka. “Kjo është një shkollë shumë e mirë e futbollit, e cila ka sjellë më shumë se një duzinë lojtarët të nivelit të lartë”, tha Andriy në një intervistë për faqen ukrainase Vesti.ua. Dhe tani Kristian është “diskutuar” nga ekipe të ndryshme kombëtare të të rinjve.

Djali ka një pasaportë britanike (ai ka lindur në Londër) dhe për këtë arsye mund të luajë me ekipin kombëtar të Tre Luanëve. Por jo vetëm. Ai mund të zgjedhë Ukrainën (kombëtaren e të atit, për të cilën Andriy shënoi 48 gola në 111 ndeshje duke u bërë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave) ose Shtetet e Bashkuara dhe Poloninë falë nënshtetësive të nënës së tij. “Unë do të doja të përballesha me një zgjedhje të tillë. Do të dëshiroja shumë – tha Sheva-. Nëse ekziston një zgjedhje e tillë, atëherë do të flasim për të”. Duket se problemi është shtyrë, me pak fjalë, por futbolli mund të ketë një Sheva tjetër. Dhe, tani për tani, ky tingëllon si një lajm i shkëlqyeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *