• |
ide | kryesore

Kritikohet Victoria Beckham për shkak të fotove të vajzës së saj

Paparazzi, Slider



Victoria Beckham, është vënë në qendër të kritikave nga fansat e saj, pasi ka shpërndarë në Instagram fotot e vajzës së saj në shoqërinë e modeleve, duke ecur në pistë me veshjet e markës së saj së fundit në Javën e modës në Londër.

Në Instagram, Victoria postoi fotografi të saj me ikonën e modës dhe redaktoren e revistës Vogue, Anna Vintur, dhe 8-vjeçarja ishte duke u shoqëruar me modele në prapaskenë. Nëna krenare postoi foto me përshkrimin: “Mysafiri numër një”. Sidoqoftë kishte shumë komente, ku i quanin modelet tepër të dobëta dhe i përshkruan ato si “zombi”. “Nuk është qesharake, ato duken si zombi,” shkruante një fans, një tjetër shtoi: “Ato nuk kafshojnë!”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *