• |
ide | kryesore

Me 11 kg heroinë në portin e Durrësit, kush është shoferi i makinës (EMRI)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi i arrestuar sot në portin e Durrësit është identifikuar, pasi brenda makinës së tij u gjetën 11 kg heroinë.

Bëhet fjalë për Agim Sylejmanin, nga Kosova dhe me banim në Zvicër.

Kështu gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip “Opel” me drejtues 50-vjecarin, shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Kjo e fundit ishte fshehur në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me heroinë.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar që të flasë para oficerëve të policisë. Aktualisht policia po heton në lidhje  me rastin në fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *