• |
ide | kryesore

Meta zbulon lëvizjen e radhës: Ju them ç’do bëj në 22 nëntor

Lajme, Të fundit



Në një intervistë dhënë për RTV Ora, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zbuluar një lëvoizje që pritet të ndërmarrë pas 2 muajsh, ai thotë se fillimisht do të presë vendimin e BE për çeljen e negociatave.

“Për sa i takon çështjes së Kushtetutës, duhet t’ju siguroj që për mua tani ka dy data. Data e parë është 18 tetori, pra unë, nuk do të lodhem më që t’u kujtoj partive që dekreti për 13 tetorin është në fuqi, apo që siç thotë qartë Raporti Final i OSBE/ODIHR:“mosbotimi në Fletoren Zyrtare nga ana e qeverisë, i dekretit të 13 tetorit, është i paligjshëm”.

Së dyti, për mua data tjetër përveç 18 tetorit është 22 nëntori, dita kur shqiptarët në vitin 1998 me referendum miratuan Kushtetutën, që natyrisht është sakatuar padrejtësisht që nga viti 2008 e në vazhdimësi. Atë Kushtetutë të gjithë shqiptarët e kanë votuar me shpresën dhe besimin se ajo do të mbrojë dhe garantojë të drejtat themelore të tyre.

Ndaj unë më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë” – tha Meta.

I pyetur nëse kjo nismë do të jetë si Presidenti i Republikës apo do t’i ktheheni betejës politike, Meta përgjigjet.

“Kjo është një nismë si President i Republikës, që e ka detyrim të kujdeset për të drejtat themelore të qytetarëve shqiptare, të mos pajtohet me asnjë institucion që i cenon ato. Gjithashtu të mos të pajtohet me gjithë institucionet që e kanë për të detyrë për t’i mbrojtur dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë. Dhe do të jetë një nismë, ku shumë surpriza të tjera do të shpalosen në kohën e duhur, pasi fokusi im tani është 18 tetori, për momentin nuk është 22 nëntori.

Por pas 18 tetorit fokusi do të jetë 22 nëntori dhe ky do të jetë një aksion i vazhdueshëm që, nuk ka lidhje me partitë dhe forcat politike. Por që do të përfshijë gjithë ato personalitete të së drejtës, të të drejtave të njeriut që besojnë në demokraci, në rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka respektimi i të drejtave të njeriut në këtë vend, të institucioneve të pavarura dhe që nuk konformohen dhe nuk pranojnë këtë situatë mjaft kritike në të cilën ndodhen sot të drejtat e njeriut në vendin tonë” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Nje President Xhuxh ,nje gomar dhe hajdut.Nga qe eshte mesuar vetem te vjedhi pushtetin kujton se ka fuqi,nje hale me pak,ishalla nuk na vret vehten se na ngeli vila e 11 haleve bosh,pa dhjere.

  2. lum si ne qe kemi like floririn, qe eshte bere dhe po behet copa per shqiptaret. i ka vjedhur dhe po i vjedh shqiptaret, po sikas like floririt kjo eshte menyra per ti ndihmuar. keshtu mesojn te ruhen nga hajduti i rradhes. LSi si nje cet hajduteshe kriminelash, njerezish pa principe e vlera njerezore, oportunista dhe perfitus ne cdo koh e ne cdo vend, ka kontribuar mjaftushem qe ky vend te zbrazet. ka mbushur universitetet publike dhe administraten me anadollak militant partiak te lsi qe i thon kembes dore. qe kan universitet po nuk kan as 8-vjecare e as te mesme. shoket e like floririt dhe financusit e partis se tij jan narkotrafikantet me te medhenj ne europ dhe kete e di i madh e i vogel. parti mercenaresh me nje hajdut me zile ne krye qe e ka par gjith kombi me ze e me figur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *