• |
ide | kryesore

Negociata të fshehta Rama-Basha? Reagon Kryemadhi…

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste në televizionin A2, mohoi të ketë negociata të fshehta për zgjidhjen e krizës politike. Kryemadhi nguli këmbë se opozita vazhdon të jetë e bashkuar, por pranon se mendon ndryshe nga Basha për t’u përballur në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër.

“Unë gjithmonë e kam thënë që politika duhet të përballet me sfidat e saj. Basha ka shumë të drejtë sepse në çfarë zgjedhjeje do të hysh me një kryeministër që akuzohet për bashkëpunim me krimin për vjedhjen dhe blerjen e votës?

Qoftë SHBA dhe BE nuk negociojnë me kriminelët, vetëm negociata të fshehta bëjnë. Politika shqiptare ka negociuar fshehtas këto 30 vjet dhe prandaj nuk e kemi kaluar tranzicionin. Portalet pranë Ramës trumbetojnë se do të ketë negociata të fshehta, por absolutisht nuk ka.

Jemi në unison. Ne nuk kemi problem dialogun, e ka problem Edi Rama. Por, dialogu duhet të jetë institucional, ne nuk bëjmë dialog sa herë ka Rama problem. Një nga kushtet për hapjen e negociatave është dialogu. Dialog për gjithçka. Në zgjedhje me Ramën kryeministër? Unë them që femrat janë më sfiduese se meshkujt. Pranojnë të përballen”, – tha Kryemadhi.

Numri një i LSI-së justifikoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

“Djegia e mandateve ishte kura imediate dhe e duhur për vendin, për të rrënuar një herë e përgjithmonë tranzicionin, që e ka kthyer vendin në bazën kryesore të krimit të organizuar. Opozita është gati të marrë përgjegjësinë. Edhe unë po të isha President apo ambasador, të njëjtat kritika do të kisha për opozitën”. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. si flet kjo sikur vjen nga hena. sikur ska pergjegjesi fare per qeverisjet ku ka qen vet e ku ka 10-fishuar pasurin me royaly qe u merte gjith njerezve. 5% e rroges i shkonte shefit po te te fusnin ne pun. 7% per tender. 1 milion euro per deputet, e keshtu me rradhe, te gjitha zerat e menus se lsi, partis se horreave, mafjozave dhe burgaxhinjve. ti kerkon perparim dhe shtet te se drejtes. po te ket shtet te se drejtes, burri jot si i korruptuar dhe korruptus, bashk me ata gjyqtar e prokuror qe e nxorren te pafajshem, sot do ishin mbrapa hekurave. po te intesifikoheshin edhe icik hetimet, do te plasnin edhe ty mbrenda dhe do tu sekuestronin pasurit dhe gjen e vjedhur, qindra miliona euroshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *