• |
ide | kryesore

Negociatat/ Presidenti i KiE sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, pritet të mbërrijë sot në Tiranë, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e takimeve.

Sipas axhendës zyrtare, Donald Tusk do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, ku në fokus do të jetë do të jetë çështja e hapjes së negociatave.

Pas takimit me kreun e qeverisë Rama, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35 .

Vizita e tij në Shqipëri vjen një muaj para vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Tusk do të vizitojë më parë Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së hënë dhe të sot pasdite pritet të mbërrijë në Shqipëri. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse pjesë e axhendës së Tusk do të jetë edhe zgjidhja e krizës politike, në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se 7 muajsh.

Në një intervistë të mëhershme për të përditshmen malazeze “Vijesti”, komisioneri europian për zgjerimin në largim, Johanes Hahn, shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me Reformën në Drejtësi, të cilën sipas tij, Brukseli duhet ta shpërblejë. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Hahn vlerëson marrëveshjen e Prespës që u dha fund mosmarrëveshjeve disadekadëshe me Greqinë.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *