• |
ide | kryesore

Pas Dua-s, Isaac në krahët e modeles (Foto)

Paparazzi, Slider



Dua Lipa dhe Isaac Carew ishin deri para disa muajsh një prej çifteve më të famshme të showbizit.

Ata u ndanë e u rilidhën disa herë për ti dhënë fund përfundimisht disa muaj më parë. Por ndërsa Dua Lipa u shfaq menjëherë pas ndarjes në publik me të dashurin e ri, Isaac u tregua më i rezervuar. Sot disa muaj pas ndarjes nga këngëtarja shqiptare, Isaac shfaqet në publik me të dashurën e re, modelen e famshme Florence Kosky.

Ka qënë vetë modelja që ka shpërndarë disa foto së bashku me shefin e kuzhinës, duke u përqafuar. Ata duken shumë të lumtur së bashku, ndërsa modelja i ka shoqëruar fotot me një zemër të kuqe. Fotot kanë marrë mijëra pëlqime e komplimente nga fansat e miqtë e modeles të cilët kanë uruar çiftin e ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *