• |
ide | kryesore

Përplasja Rama-Meta/ Zheji flet për “kuti Pandore”: Do shpërthejë konflikti, Ruçi presidenti i ri

Lajme, Të fundit

Raportimi i pritshëm i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Helidon Bendo në Komisionin e Sigurisë, do të shërbejë si pikiënisje e një konflikti të vërtetë midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në këtë optikë shihet një nga ndodhitë më të rëndësishme të aktualitetit politik në vend nga gazetari dhe analisti Artur Zheji. Në një intervistë në “Top Talk”, Zheji është shprehur se raportimi i Bendos do të mund të cilësohet metaforikisht si një kuti Pandore që “nëse do të hapet thellë dhe do të krijojë probleme, ose do të mbyllet me një negociatë të momentit të fundit për të mos i marrë vesh shqiptarët sekretet më të thella.”

Më tej, i pyetur në lidhje me mundësitë për daljen nga kriza politke që ka ngërthyer vendin prej muajsh, Zheji ka theksuar se nuk kemi të bëjmë me një konflikt grupesh, por me një konflikt personash. “Kemi të bëjmë me eleminimin e kundërshtarit. Në harkun e pak kohe, në dy vite e gjysmë nga zgjedhja e Metës president, ne kemi nga bashkimi i votave PS-LSI te një sulm i personalizuar ndaj Ilir Metës dhe prap një binar i dytë që buron nga Rama, i cili ka dhënë porosi për llastim, joshje ndaj Lulzm Bashës dhe të tjerëve”, tha Zheji.

Ky konflikt që sipas analistit zhvillohet mes Ramës dhe Metës i institucionalizuar në njëfarë mënyrë përmes ngritjes së Komisionit Hetimor parlamentar për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të presidentit për çdekretimin e 30 qershorit, që tregon se “Rama e do për vete edhe institucionin e kreut të shtetit”. “Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Presidentit që ta zotërojë, atëherë unë mendoj se jemi në një proces erdoganizimi.”- u shpreh gazetari.

Dhe në u ndodhtë kalimi në këtë fazë “erdoganizmi”, Zheji parasheh si pasardhës të Metës në postin presidencial kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi. “Gramoz Ruçi. Pse jo? Atij i përket. Pse ti mendon se do e peshkojë presidentin e ri nga opozita?”- ka përmbyllur me ironi Zheji.

11 Comments

  1. “Nese do te hapet ose nese nuk do te hapet kutia e Pandores”, me kujton humorin e nje skeci; “nese eshte dite diten e mire nese eshte nate naten e mire”. Cfare jane keto palaco qe papike turpi i quani analiste?!

  2. Se kuptova njehere ca ndryshimi kane keto muhabete nga nje muhabet i rendomt ne mos me cilesor ne nje kafene te rendomt dhe se kuptova pse quhen keta analist dhe nje njeri i rendomt jo……ne amerik as e rrun njeri per marrdheniet midis trump dhe kedo shohin vetem outputin pra produktin e politikave kurse ketu ne shqiperi mbeten ca i tha mehmeti enverit….

  3. Dre, dre o Stalin, po ti paske qen lamash me njezet llagape a te qivja udhet! Na qelbe portalin o bythe palari i Dukatit.

  4. Me kete opinion te Zheit me duket se ka qene nen efektin e uiskit . Ky ka thene se e njehe mire Ramen por nuk e njofka fare , ai eshte mjeshtri i percaries dhe i shantazhit , nuk pjerdh per socialiste , i ka kthyer ne pula . Ne qoftese shkarkohet Meta Rama emeron direkt si presidente Topallin e cila po i sherben me zell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu