• |
ide | kryesore

Rama, politikani me sindromën e vitit zero

Lajme, Të fundit

Në dallim nga debatet televizive, ku parapëlqen të gjendet i vetëm përballë një gazetari, në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet një morie ndjekësish, që pothuajse gjithnjë i drejtojnë pyetje apo komente pikante dhe sikletosëse, duke e vënë në vështirësi shefin e qeverisë, i cili shpeshherë është mjaftuar duke iu kthyer përgjigje evazive.

Këtë herë, debati në “agorën” virtuale është zhvilluar në një postim të Ramës ku i fton ndjekësit që të ndjekin intervistën e dhënë prej tij për televizionin “Klan”, nëse s’kanë “diçka më interesante për të bërë”. Krahas përgjigjeve lidhur me pyetjet mbi aktualitetin politik dhe zhvillimet e fundit në vend, Rama ka bërë njëfarë bilanci të qeverisjes së deritanishme, që është konsideruar si propagandë nga komentuesit, që i kanë vënë në dukje se “duhen më shumë vepra, jo vetëm fjalë”.

Mirëpo, çfarë vihet re mes këtyre replikash kaq rutinore është se, Rama, i cilësuar në krye të herës si një politikan antikomformist, në fakt rezulton të jetë aspak i ndryshëm nga zyrtarët e tjerë të lartë të mëparshëm shqiptarë, të cilët të prekur nga sindroma e “vitit 0”, mohonin progresin e arritur nga pararendësit dhe përdornin si njësi të vetme matëse intervalin e kufizuar të qeverisjes së tyre.

Të lumtë z kryeministër po ecim me hapat e breshkës…për 30 vjet do jemi anëtar i BE-së! Na rrofsh ti dhe Saliu bashkë që mbas 30 vjetësh demokraci keni bërë të dy një hap 0.”- shkruan një komentues, të cilit Rama i kthehet pa kursyer dozat e ironisë duke i sugjeruar një vizitë tek okulisti, “nëse Shqipëria sot të duket njësoj si para 5 vjetësh”.

REPLIKAT:

Komentues 1: Duhen më shumë vepra jo vetëm fjalë si puna juaj

Edi Rama: Fjala ishte Zoti, Zoti ishte fjala shkruhet në fjalinë e parë të Librit të Shenjtë😊

Komentues 2: Edi Rama po ti nuk je shenjtor kështu që sa më pak fjalë dhe ishalla ndonjë vepër.

Edi Rama: Nuk ka lidhje me shenjtorët kjo që thashë, gjithçka nis nga Fjala Kozeta

Komentues 2: Po pra fjala është e para, diç kemi lexuar apo dëgjuar edhe neve por kur bëhet monotoni e humbet vlerën. Unë e shumë të tjerë si unë flasim nga humnera si personazhet e Hygoit dhe po them se po kalon një depresion te madh ky vend e fjala nuk emocionon më njeri.

Edi Rama: Mbase e ke gabim, se një vend që dikur shkonte në Greqi për bukë dhe sot çon në Greqi 1 milionë turiste, sipas statistikave të atij vendi, nuk besoj se mund të kategorizohet si depresiv.

Komentues 3: Pyetja qe shtrohet është shumë më e thjeshtë se 15 minuta video që ke postuar! Çfarë keni bërë ju (e gjitha klasa politike PS, PD, LSI) këto 29 vite? E kuptoni se sa qesharakë bëheni që jepni premtime bosh edhe lëmosh popullit? Të gjithë e dimë qe Shqipëria është shumë larg plotësimit të standardeve për t’iu bashkuar Europës. Ndoshta ti ke pjesërisht përgjegjësinë, që ne nuk ndodhemi ende në Europë, as kemi për të qenë për të pakën 10-15 vite akoma. Që të jemi realistë.

Edi Rama: N… P… të gjithë njësoj dmth sipas teje? Po Shqipëria njësoj të duket krahasuar më 5 vjet më parë? Sa për premtimet bosh, ndjesë po mua më merr të keqen😉

Komentues 3: Edi Rama JO. Aspak njësoj nuk më duket. Si realist që besoj se jam, të kam fajësuar pjesërisht. Vendosi instrumentet e tu që të bëjnë një screenshot të kësaj që sapo më the “Sa për premtimet bosh” edhe mendoje vetë pas 5 viteve që të bindesh se do jenë…

Komentues 5: Të lumtë z kryeministër po ecim me hapat e breshkës…për 30 vjet do jemi anëtar i BE-së! Na rrofsh ti dhe Saliu bashkë që mbas 30 vjetësh demokraci keni bërë të dy një hap 0.

Edi Rama: T… B… nëse Shqipëria sot të duket njësoj si para 5 vjetësh të sugjeroj miqësisht një vizitë tek Okulisti! Është FALAS😁

 

3 Comments

    1. O po ti na fal o madheria juaj o larnaltsia juaj. Bo booo cpaskemi bere. Nuk e dinim qe paske qene ne tok o zoti jone shpetimtar qe te paskan prish pun ty komentet me facebook.

  1. Po lereni ramën në vetminë e marrëzisë së tij. Kot e trazoni . Po sikur të shtojë dozat e miellit të bardhë, me kë do të ziheni atëherë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu