• |
ide | kryesore

Surpriza e Renzit/ Largohet nga PD, pritet krijimi i një partie të re në politikën italiane

Planet



Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka deklaruar shkëputjen nga Partia Demokratike e qendrës së majtë. Qe një thagmë kur ish-kreu i PD-së foli për planet për të krijuar një lëvizje të re politike centriste, duke i dhënë një goditje balancës së pushtetit brenda koalicionit qeveritar dy javor mes “5 Yjeve” dhe të majtëve tradicionalë.

Renzi bëri të qartë se do të vazhdonte të mbështeste këtë koalicion, por ndërkohë pritet të tërheqë 30 deputetë prej partisë së tij të dikurshmem me qëllim formimin e grupit më të ri parlamentar në politikën italiane.

Kjo shkëputje vjen si pakënaqësia kryesore e ish-shefit të ekzekutivit ndaj drejtuesit të lëvizjes populiste, Luigi di Maio. “Di Maio nuk më bind”, citohet të ketë thënë ai, “nuk punuam kaq fort që të përfundonim ortakë të platformës ‘Rousseau’. Politika për mua është shumë ndryshe nga algoritmet e Casaleggio-s.”- u shpreh ai duke iu referuar këtu themeluesit të “5 Yjeve”.

Renzi argumenton se do të krijojë një forcë të re që do të bëjë politikë ndryshe. Kreu i PD-së, Nicola Zingaretti reagoi ndaj lajmit duke e quajtur lëvizjen e Renzit “një gabim”, megjithatë, shtoi ai, le të mendojmë tani për të ardhmen e italianëve, punët, mjedisin, bizneset, shkollat e investimet.

Një anketim i realizuar nga e përditshmja “Corriere della Sera” tregon se një parti e qendrës e drejtuar nga Renzi mund të përkrahet nga 3 deri në 8% e votuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *