• |
ide | kryesore

Rikthehet Champions League: aksi i nxehtë Dortmund-Napoli

F1, Kryesore, Sport



Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit Europian kthehet këtë javë me ndeshjet e para të fazës së grupeve. Skuadrat e rinovuara kërkojnë fronin continental, me balanca të ndryshme, por me objektiv të njëjtë: kupën me veshë të mëdhenj. Përplasjet e mëdha vijnë që në ditën e parë, të martën. Kampionët në fuqi të Liverpool shkojnë në Napoli, Chelsea mirëpret Valencian dhe Borussia Dortmund ka një visitor të frikshëm si Barcelona.

Reds e Jurgen Klopp duhet të shqetësohen shumë më tepër se dhomat e zhveshjes së stadiumit, kur të zbresin në San Paolo. Napoli u Ancelotti ka një precedent të rëndësishëm për të mbajtur mend, por atë e ka të qartë edhe formacioni anglez. “Klopp më sjell fat” thotë Mertens, por duhet parë në orën 21 se cfarë fati do ti sjellë. Firmino-Salah-Mane trembin jo pakm ndërsa Ancelotti ka në dyshim shkodranin Elseid Hysaj. Si një njeri që e njëh mirë kompeticionin, tekniku Italian, do të përpiqet ti vendosë fre dinamikës së kundërshtarit, që është nga ato skuadra që nuk njohin fushë.

Dortmund nuk ka statusin e kampionit, por është kthyer të jetë një skuadër dominuese brenda mureve të Signal Iduna Park; muri i verdhë i tifozëve gjermanë është një shtytje e jashtëzakonshme për Borussia, por që vështirë se mund të impresionojë një pretendent si Barcellona, që prezantohet në Dortmund për herë të parë në këtë sezon me kapitenin Lionel Messi. Argjentinasi ndoshta nuk nis nga fillimi, por Valverde mund ta hedhë në fushë krah Griezmann në vazhdim.

Grupi F është edhe ai më i paqarti, sepse nuk mund të anashkalohet Inter i Antonio Conte. Në hierarki ndoshta zikaltrit nuk janë në një nivel me katalanasit, por tre fitoret radhazi në Serie A e bëjnë të respektueshëm dhe të rrezikshëm për cdo kundërshtar. Start i butë për zikaltrit, që duhet të kalojnë Slavian për të qenë më të qetë e për të matur forcat me dyshen kryesore të grupit.

Lampard vihet në ndjekje si trajner, të një trofeu që e ka fituar më parë si lojtar, me të njëjtin klub. Chelsea ka ndoshta ndeshjen më të vështirë të grupit H, atë përballë Valencias. Në Stamford Bridge në fakt ka lindur një yll: Tammy Abraham është lideri i Blues në këtë start sezoni dhe tekniku prêt shumë nga talenti i tij. Ndoshta ka humbur në imazh me largimin e Hazard, por kundër spanjollëve, londinezët do të mundohen të tregojnë se nuk kanë humbur në kualitet.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
21:00 Napoli ? – ? Liverpool
21:00 Salzburg ? – ? Genk
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
18:55 Inter ? – ? Slavia Prague
21:00 Borussia Dortmund ? – ? Barcelona
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
18:55 Lyon ? – ? Zenit St. Petersburg
21:00 Benfica ? – ? RasenBallsport Leipzig
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
21:00 Ajax ? – ? Lille
21:00 Chelsea ? – ? Valencia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *