• |
ide | kryesore

Rod Stewart rrëfen betejën 3 vjeçare ndaj kancerit

Paparazzi, Slider



Rod Stewart ka rrëfyer për të parën herë se ka luftuar përgjatë tre viteve të fundit me sëmundjen e kancerit në prostatë prej së cilës fatmirësisht ka arritur të dalë fitimtar.

“Askush nuk e dinte, por tani është koha që t’ua tregoj të gjithëve. Arrita ta mund sëmundjen për shkak se u kap në fazë të hershme, kam bërë analiza pafund”-u shpreh Stewart për “The Mirror”.

Përsa i përket momentit të parë kur lexoi përgjigjen e analizave, 74-vjeçari u shpreh se është e vështirë të ruash buzëqeshjen në fytyrë, kur ke rezultuar pozitiv ndaj një sëmundjeje të rëndë sikundër është ajo e kancerit në prostatë.

Stewart i bën thirrje meshkujve që të mos i anashkalojnë kontrollet te mjeku. Duke marrë shtysë nga numri i lartë i meshkujve që vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës, fushatat sensibilizuese në Mbretërinë e Bashkuar theksojnë se çdo mashkull 50-70 vjeç duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *