• |
ide | kryesore

Salsano Rrapi: Delinda Disha iku fshehurazi nga Portokalli

Arkiva



I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”, aktori dhe moderatori i “Portokalli”, Salsano Rrapi, ka rrëfyer si rrallëherë të pathënat nga puna e tij.

Ai tregoi se të aktrosh dhe të moderosh në të njëjtën kohë është diçka e vështirë, megjithatë Salsano përpiqet t’i bëjë më së miri. Ai veçon aktrimin si punën e tij të preferuar, e cila e ka bërë prej kohësh të famshëm në “Portokalli”.

I pyetur për ndryshimet e këtij sezoni dhe largimin e aktorëve nga emisioni i humorit, Salsano rrëfeu se një largim që e kishte surprizuar ishte ai i Delinda Dishës.

Sipas tij, aktorja ishte larguar fshehurazi, pa njoftuar më parë se kishte ndërmend të largohej.

“Ishte pak çudi sepse ajo iku si me thënë fshehurazi. Mbasi bëmë turneun e “Portokallisë”, vetëm kur i kishte thënë regjisorit që do largohem”,- u shpreh Salsano sipas “Shqiptarja.com”.

Gjithashtu, aktori rrefeu se i vetmi person i larguar nga “Portokalli”, me të cilin tashmë nuk fliste më, ishte Julian Deda.

Ai tregoi se mes tyre nuk kishte pasur asnjë konflikt, thjesht ashtu kishin rrjedhur gjërat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *