• |
ide | kryesore

Shoqërohet në polici pedagogu i Elbasanit i denoncuar në “Stop”

Lajme, Të fundit

Është shoqëruar në polici pedagogu Denis Himçi, i cili u denoncua sot nga emisioni investigativ “Stop”, ndërsa i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.

Në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore seksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet. Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.

4 Comments

  1. Katunar elbasani. Krijesa te shfytyruara. Po nuk perfundojne keta mostra qe na jane dhe ” baballare” pas hekurave jo. Kyr ta bejne zv minister nyk do cudutemi.

  2. Keta jane profesoret por keta jane edhe studentet. Svene fare ne shkolle por duan te marrin ne nje jave tre vite universitet. Keta jane edhe prinderit qe paguajne qimet e kokes qe femijet e tyre te argalisen gjithe diten neper shkolla . Kjo eshte shoqeria jone qe ben gjasme per cdo gje. Rrumpalle e rrokullisje pa fund.

  3. Duhen mbyllur urgjentish nje pjese e mire e Universiteteve pas nuk kane nivelin e duhur dhe prodhojne profesore e studente si keta te dy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu