• |
ide | kryesore

Si e çensuroi News 24 spotin lakuriq të Sokol Ballës

Arkiva, Kryesore



Starti i emisionit Real Story të Sokol Ballës në News 24 nuk ka qenë fiks ashtu sikurse ishe menduar nga vetë moderatori që braktisi Vizion Plus-in për televizionin informativ. Për të bërë bujë, për të tërhequr vëmendjen, për të ngjallur diskutim rreth ndryshimit të ekranit balla kishte menduar një spot mjaft provokativ dhe intrigues. Fillimisht shfaqej një pishinë bosh e filmuar nga poshtë, shfaqeshin disa tirta në anglisht ku luhej me dy kuptime edhe personal edhe të përgjithshëm edhe për autorin edhe për emisionin ku në fund figuronte slogani se e vërteta mbetej e gjallë.

Por surpriza mbi tortë, në fund të atyre 50 sekondave spot, shfaqej vetë gazetari lakuriq, me syze dhe me trupin e mbuluar me tatuazhe.Madje kjo u njoftua edhe nga disa media online që i referoheshin mediave sociale të gazetarit. Madje Tirana Poste e quajti këtë provokim lakuriq si një mprehje shpatash për rrëmbimin e audiencës.

 

 

Por, kur spoti i Real Story u shfaq në transmetim, të gjithë atë që ishn prehur mbetën të zhgënjyer. Titrat që fillimisht ishin anglisht qenë përkthyer në shqip dhe kulmi, imazhet e Sokol Ballës cullak të cilat i shërbenin kuptimit të së tërës, qenë zhdukur. Burime brenda televizionit informativ konfirmuan për Lapsi.al se ‘provokimi” me lakurësi dhe tatuazhe ishte quajtur shumë i fortë nga drejtuesit e medias së re të Ballës. Kështu që spoti vazhdon të transmetohet i cunguar.

Sokol Balla edhe më parë është shquar për formulimin e spoteve jo të zakontë. Kur filloi në Vizion Plus pas largimit nga Top Channel, ai shfaqi një spot ku shkonte me veturë Bently në studion e Real Story.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Sidomos ai Spoti i pazakonte kur i binte trapit me dore online….
    Ishin prehur njerezit…… gjynah

  2. Kol b1b1lushi, si duket ka bere transplant dhe po synon te largoje shijen e keqe qe la kur ia pane c'”mall” kishte.

  3. Perpjeke te sforcuara shume out of desperation. Tani per shkak te krizes, nga i padurueshem eshte bere qesharak. Nuk ka asnje talent ky njeri per te bere televizion e para. E dyta eshte me probleme pothuaj patologjike karakteriale. Eshte pervers i njohur ne te gjithe ambientet ku ka punuar. Eshte i shitur dhimbshem se Fuga e Veliaj e kthyen ne ekran pas diskretitimit me kusht qe te sherbente por ky as si sherbetor nuk i duhet njeriu. Audienca e ketij eshte zero. Nuk e pelqen kush , nuk i duhet as dreqit. As atyre te propagandes nuk u vlen fare por ata me Kolin e Meron kane mbetur. Skane zgidhje.

  4. NUK NA THATE KU DHE KUR DO TA SHOHIM EMISIONIN “TE PAEKSPOZUARIT “TE RAKIPIT ???
    ISHTE EMISION GJIGANTESH , ATY ÇIRRESHIN MASKA .

  5. Sado te beje , prape shume i parashikueshem eshte. Eshte pozicionuar majtas qe ne fillim dhe nuk lajthit te levize me nga qendra.

  6. pervers si rama esht ishi i beqir ballukut sokol palla.po me dy duar a po e ben ne ket spot.i pa emer do te dirdhet ne goj kur ta shef spotin.

  7. Eshte bere e modes dalja lakiriq, doli ne fillim KARIzmatiku pastaj shukriu dhe tani sokol palla, por ky i fundit e lun me dore pastaj fillon e ngrefet i gjithi. Suksese se ky popull ne kete situat vetem te shikoj emisione me palla ka nevoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *