• |
ide | kryesore

Trump: Duket sikur Irani qëndron pas sulmeve në Arabinë Saudite

Planet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se bazuar në rrethanat e deritanishme, Irani, duket të jetë përgjegjës për sulmet mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite këtë fundjavë që lamë pas. Ky sulm ngjalli frikën e nisjes së një konflikti të ri në Lindjen e Mesme, megjithatë Trump sqaroi se nuk dëshiron luftë me askënd.

Pretendimi i ngritur nga kreu i Shtëpisë së Bardhë lidhur me autorësinë e sulmeve që dëmtuan fabrikën më të madhe të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, është hedhur poshtë nga Irani. Disa zyrtarë të kabinetit amerikan, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretarin amerikan të Energjisë, Rick Perry, kanë drejtuar gishtin e fajësisë ndaj Teheranit.

Ndërkohë, presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka hamendësuar se se sulmet u kryen nga “populli jemenas”, në shenjë hakmarrjeje për sulmet nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Sauditët në një luftë me lëvizjen Houthi të Jemenit.

I pyetur nga një reporter në Shtëpinë e Bardhë nëse Irani qendronte prapa sulmeve, Trump tha: “Sapo ta zbulojmë përfundimisht, do t’ju bëjmë të ditur, por kështu duket“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu