• |
ide | kryesore

U skualifikuan nga tenderi, “Gjoka” padit drejtoren e ARRSH

Lajme, Të fundit



Pak ditë pasi u vendos anulimi i gjithë procedurës së tenderit të ndërtimit të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, komopania fituese e të drejtës së ndërtimit, “Gjoka Konstruksion”, ka ngritur padi ndaj drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar  (ARRSH), Sonila Qato.

“Gjoka Konstruksion”, që njëherësh po punon edhe në rrugën e Arbrit, i kërkon prokurorisë që të hetojë drejtuesen e ARRSH-së për shkelje të ligjit. Në një prononcim për mediat, avokati i kësaj kompanie pretendon se ARRSH-ja i ka bërë një skualifikim të padrejtë “Gjoka Konstruksion”, duke favorizuar një firmë tjetër.

Avokati shtoi se ARRSH-ja detyrimi që duhet t’i kthejë shtetit kësaj kompanie është 7 miliardë lekë

Është bërë korrupsion nga drejtoresha e ARRSH. Janë 4.2 milionë euro të marra në mënyrë të padrejtë më shumë sesa do e kryenim ne veprën publike. Ne kemi thënë; që ekziston vepra penale e korrupsionit. Kjo nuk do të thotë se ska vepra të tjerë, si pabarazia në tendera. Detyrimi që na ka për të kthyer ne është 7 miliardë lekë. E gjithë zhurma që është bërë ndaj kompanisë ‘Gjoka’ nga drejtoresha e ARRSH, ndaj të cilës bëmë edhe kallëzimin penal, është e padrejtë”, tha avokati.



2 Comments

  1. Nuk eshte sajuar kot gjithe kjo situate. Ngjan me teper me “variantin”:
    1. Te bejme shkelje qe te jene te kerkueshme ne rruge gjyqesore
    2. Te humbasim gjyqin ndaj subjektit per shkelje procedure
    3. Te fitojme ca leke (Euro) dhe i ndajme bashke
    4. Perfundimi ja u ngopim shqiptareve faturen

    JOOOOOO! Duhet te marre fund ky “variant/standart” rrjepjeje. Nese ka shperdorim detyre dhe /ose korrupsion te kallzohet penalisht dhe te dale fajtori/ja qe te paguaje deri ne qindarken e fundit nga xhepi i vet dhe jo me nga taksat e shqiptareve. Sepse ne taksat i paguajme per sherbime dhe per perdorim transparent nga shteti dhe jo si ti ngrefet rrocka nje titullari/e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *