• |
ide | kryesore

Video/ Higuain çmendet në stërvitje: kap me shkelma tabelën e reklamave

Sport, Video



Juventus bëhet gati për transfertën e Madridit kundër Atletico, por jo gjithcka shkon qetë në kampin bardhezi. Ndoshta ngërci i tranzicionit të trajnerëve, pak për barazimin në Firence që zbriti nga froni i kryesuesve të Serie A pas një viti e gjysëm bardhezinjtë, apo edhe për dëmimet me peshë të Chiellini e Douglas Costa, por debutimi në Champions League ka tendosur nervat. Gonzalo Higuain është shfaqur vecanërisht nervoz gjatë stërvitjes së bardhezinjve. Argjentinasi i vënë në kuadrat, në tentativë të kapte topin, goditi zëvendësin e Sarrit, përpara se të kapte me shkelma një tabelë reklamash pranë tij, duke befasuar shokët e skuadrës.

E megjithë nervat e qendërsulmuesit, Juventus i gëzohet lajmit të mirë të rikuperimit të Miralem Pjanic, që është stërvitur bashkë me shokët e skuadrës, pas dëmtimit të marrë në Firence. Rriten kështu mundësitë për ta parë në fushë në Wanda Metropolitano: në rast të kundërt është gati Bentancur. Mungesa të sigurta janë të dëmtuarit Chiellini e Douglas Costa, përvec Emre Can e Mandzukic, të lënë jashtë listës Champions.

Kjo është lista e të grumbulluarve kundër Atletico Madrid: Szczesny, De Ligt, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Buffon.

https://www.youtube.com/watch?v=sc1v1WZylL4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *