• |
ide | kryesore

Video/ Penallti naive, Mertens e më pas Llorente fundosin Liverpool

Sport, Video



Ashtu si një vit më parë, ashtu si kishte deklaruar: Klopp i sjell mbarësi Mertens dhe Liverpool shkon në disavantazh në San Paolo. Një penallti naive e shkaktuar nga Robertson, në minutën e 80, për ndërhyrjen e gabuar ndaj Callejon, i ka dhënë mundësinë Mertens të shënojë nga pika e bardhë. Belgu rrezikon ta shohë goditjen e tij të pritet nga Adrian, por në fund topi përfundon në rrjetë duke ndezur shpresat e Napolit për një fitore në shtëpi kundër kampionëve në fuqi të Europës.

Ai që e vendos është i sapofuturi Fernando Llorente, në minutën e fundit të kohës së rregullt. Spanjolli përfitoi nga një neglizhencë e Robertson dhe mposhti Adrian me qetësi, për 2-0 finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *