• |
ide | kryesore

Vogëlushi shqiptar në një prej ekraneve të Times Square në New York

Paparazzi, Slider



Pasi fotoja e tij u përzgjodh në mesin e 100 fotove më të mira, vogëlushi shqiptar Beni Godeni u shfaq në ekranin e madh të “Times Square” në New York.

I vogli është me Sindromën Down, ndaj edukatorja e tij Fjolla Rraci, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, dërgoi foton e Benit në konkursin nga Shoqata Ndërkombëtare e Sindromës Down.

Fotoja e tij u përzgjodh si një ndër fotot më të bukura për t’u publikuar në ekranin gjigant dhe sigurisht që ky moment s’mund t’i shpëtonte edukatores.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Facebook fotot e të voglit ndërsa krahas postimit shkruan:

“O Ben Godeni, New York-u kurrë s’është duk’ ma bukur se sot!

T’du fort o Ben, fort !”

Prindërit e të voglit nuk ishin në dijeni, mirëpo janë gëzuar pa masë kur kanë parë të birin në ekranin gjigant në New York.

  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *