• |
ide | kryesore

Vrasja në Dibër/ Zbardhet ngjarja, kush janë autorët e krimit (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër, ku si pasojë e një konflikti të çastit mes tre të rinjve, mbeti i vrarë 29-vjeçari, shtetasi i identifikuar si Dukagjin Plaku.

Në një njoftim për mediat, Policia e Dibrës bën me dije se autorët e vrasjes së 29-vjeçarit janë shtetasit: Jurgen dhe Myrtezan Hysa, të cilët janë vënë në pranga.

Mësohet se konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Qazim Plaku, 24-vjeç, po ashtu i arrestuar dhe dy vëllezërve Hysa.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Dyshimet e policisë janë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Dibrës për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

 

Njoftimi i plotë: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord tre shtetas, ndër to dy vëllezër, autorë të dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :
Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *