• |
ide | kryesore

Zvogëlohet “Arena Kombëtare”, inaugurimi përballë Francës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Shqipëria do të ketë një stadium të kategorisë së katërt, referuar standardeve të UEFAs, të cilit i mungon vetëm kriteri i kapacitetit (mbi 35 000) për të pasur kategorinë maksimale, atë të pestë. E teksa kjo mangësi ka qenë e projektuar që në start, përgjatë punimeve, zbatimi i projektit duket se ka pësuar ndryshime.

Fillimisht, u tha dhe u deklarua se do të jetë një stadium që do të ketë një kapacitet prej 22 000 vendesh të pranishme, por së fundmi diçka e tillë është reduktuar.

ZVOGËLIMI – Bëhet fjalë për një kapacitet afro 21 777 që do të ketë impianti në momentin që do të përfundojë ndërtimin. Një ulje e cila zyrtarisht deri më tani është shpjeguar me rritjen e hapësirave mes stolave dhe që në projekt ka sjellë reduktimin e 223 vendeve.

Impianti është modern dhe shumë gjigand për vendin tonë, teksa është i pari që do të jetë me dy kate dhe në formën e një teatri. Së fundmi, janë provuar edhe dritat dhe sistemi i ndriçimit do të jetë i formës “LED”, bashkëkohor dhe modern, ndryshe nga stadiumet tradicionale me 4 kulla ndriçimi në skaje, shkruan panorama sport.

INAUGURIMI – Është premtuar si nga FSHF, ashtu edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama, se stadiumi do të inaugurohet në ndeshjen e fundit që Shqipëria do të luajë gjatë këtyre kualifikueseve, kundër Francës. Kryeministri Rama ka bërë me dije se impianti do të jetë gati për sfidën ndaj kampionëve të botës.

9 Comments

  1. Pytje:Duke qene se jemi te fundit ne Evrope, perse do shpenzonim kaq shume per keto megallomanira, kur njerezit nuk kane te hane e taksat jane ne maje? Nuk duket se kemi dale keq kur loznim me pare, te Qemal Stafa!

    1. Sa ke paguar ti more Emu per stadiumin ? Sa ka paguar qeveria shqiptare more Emu ? qe vjen ketu dhe ben vetem propagande.
      Kjo ‘megallomania ‘ nuk i ka kushtuar as edhe nje lek ( ose indirekt shume pak) taksapaguesit shqiptar.
      Informohu para se te shkruash.

      1. I shqetesuar per “mjeranet”. Mjeran je ti o tutkun. O kokegdhe. Si nuk paguakemi gje per stadiumin? Ajo qe paguajme ne per stadiumin eshte kancer. Nuk ka asgje falas ne ekonomi tregu. Ai qe e ndertoi gjasme falas, fitimin e nxjerr nga kullat (sepse jane dy dhe jo 1 sic propagandohet). Ne paguajme ngjeshjen ne rruget qe ngushtohen me shume sa here qe nje kulle e re i shtohet nje rrugice qe ishte projektuar per 2000 banore dhe qe me cdo kulle i shtohen edhe qindra te tjere, bashke me nevojat e tyre per parkim, per ushqim, per trafik shtese qe ngop keto kerkesa, etj etj. Pra, me shume ndotje, me shume semundje, me shume shpenzim karburanti, me shume rritje artificiale e cmimeve ne qender, qe e paguajme ne, me pak cilesi jetese. Por sigurisht, qofte si puna jote dhe e Endri Fuges, nuk keni tru t’i llogarisni keto. I quani si shpenzime zero, sepse shpenzim quani vetem lekun qe del direkt nga xhepi, jo ate qe e paguajme permes vizitash mjekesore, permes sasish me te larta karburanti qe blejme, tarifash me te medha parkimi, cmime me te larta sherbimesh qe rriten ngaqe dyndet popullsia e gjitha ne nje vend, cilesi me e keqe e sasi me e paket uji, dritash, kanalizimesh, qe me pare ndaheshin mes 2000 banoreve, e tani ndahen mes 5000-ve, Dhe e gjitha kjo, per te prishur nje stadium ekzistues me 21 mije vende e me piste olimpike, per te ndertuar nje qender tregtare e kulla banimi, qe ne oborrin e pasme kane prape nje fushe me 21 mije vende e pa piste olimpike. Idiot. Kane edhe te drejte vote hajvane si puna jote.

    2. Keto nuk kan paguar me shume se te kane paguar ty per shkrujt budallalliqe. Ju jeni si Ard Duallxhiu, hani ne restorantet me luksoze dhe pastaj dilni e shisni fara dhe qaheni gjith kohes tek JOQ. Mesoni nga emigrantat o mjerane se kane fjet edhe rrugeve por kan punuar fort dhe sot jane edhe biznesmen.

  2. Natyrisht, do te ulen qylat e tipit p.sh. Bashkim Fino apo Safet Gjici etj., te cilet nuk kund te ulen ngjeshur ngjeshur……..

  3. Do kishte dale unik nqs do e i kishin ber kulla rreth e rrotull, do kishte dale si rezidence. Imagjino sa romantike do ishte kur Shqiptaret te hidhnin mbeturinat me qese nga kulla ne fushe ♥

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu