• |
ide | kryesore

“A erdhi uji pa V* BE-së”/ Komentet më pikante të shqiptarëve në postimin e Donald Tusk

Pikante



Pas takimit që zhvilloi ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama, presidenti në largim i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ndau disa foto me ndjekësit e tij në rrjetet sociale në kuadër të vizitës në Tiranë.

Nëse do t’i hedhim një sy këtij postimi, do të vëmë re një prani të konsiderueshme të komentuesve nga Shqipëria, të cilët e kanë “përmbytur” profilin e Facebook-ut të Tusk, duke lënë komente negative ndaj shefit të qeverisë Rama.

Qytetarët shqiptarë e cilësonin Ramënsi kryeministrin më të korruptuar në të gjithë botën, ndërsa komentet më pikante ishin ato për mungesën e ujit, tashmë prej disa javësh në Tiranë. “A erdhi uji pa VK BE-së”, është një nga komentet më pikante  të bëra nga ndjekësit.

Tusk vizitoi ditën e djeshme Tiranën, në paraprirje të marrjes së vendimit për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zyrtari i lartë i BE-sëv nënvizoi rëndësinë e hapjes së bisedimeve me vendin tonë, dhe domosdoshmërinë për të vijuar reformat dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës. Sepse nuk do të ketë një Evropë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjithë vendeve të Ballkanit. Ajo që është në diskutim është e ardhmja jonë e përbashkët.”- shkruante Tusk në postimin bashkëngjitur fotove me Ramën.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *