• |
ide | kryesore

Basha pas takimit me aleatët: Rama nuk mund të fshihet pas letrave që çon me Damian Gjiknurin

Lajme, Të fundit



Pas takimit me aleatët kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pyetje: Keni një ftesë nga Rama për reformën zgjedhore, si i përgjigjeni?

Lulzim Basha: Nuk merrem me letra të hapura, sepse letrat e hapura bëhen për propagandë dhe, si rregull, nuk janë të sinqerta, kudo në botë. Por dua ta theksoj fare qartë se sot, për të gjithë shqiptarët, prioritet është zgjidhja e krizës. Kriza ekonomike mund të zgjidhet vetëm duke zgjidhur krizën politike. Ndalja e emigracionit masiv, dhënia fund e shkatërrimit të vendeve të punës, mund të bëhet vetëm duke i dhënë fund krizës politike. Dhënia fund krizës politike, zgjidhja e krizës politike është prioriteti absolut i Shqipërisë, është prioriteti absolut i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar. Të gjithë e dimë se këtë krizë politike nuk e ka shkaktuar Kodi Zgjedhor, nuk e ka shkaktuar Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë nuk janë përgjegjëse as për Valdrin Pjetrin, as për Mark Babanin, as për Jorgo Kajmakun, as për vjedhjen evidente të votave edhe në procesin më monist dhe antikushtetues të 30 Qershorit.

Raporti i OSBE/ODIHR-it është i qartë, jo vetëm në vitin 2019 por edhe në vitin 2015 dhe në vitin 2017, ky raport hapet me fjalinë se “Korniza ligjore është në tërësi e plotë, por mungon vullneti politik”. Ndaj, dhe zgjidhja e krizës është prioriteti absolut për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv që duam dhe kërkojmë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik. Nuk mund të fshihemi as pas letrave publike, as pas kërkesave të pasinqerta, nuk mund të fshihemi as pas provokimeve të rënda, siç është ai i ftesës nga një individ, Damian Gjiknuri, i cili është i dyshuari kryesor, ndër të dyshuarit kryesorë të dosjes “184”.

Nëqoftëse ideja e reformës zgjedhore përfshin Damian Gjiknurin, atëherë le të ftojnë edhe Ymer Lalën, le të ftojnë Safet dhe Enver Bajrin, le të ftojnë Emiljano Shullazin, le të ftojnë Avdylajt, sepse kjo është një tallje dhe një provokim për të gjithë shqiptarët.

Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme.

Opozita ka përgatitur tash dy vjet një platformë për Reformën Zgjedhore e cila është shumë më shumë sesa ndryshime në Kod Zgjedhor apo ndryshime në Kod Penal.

Duhet të përfshijë transformim të thellë politik, që të ketë dy qëllime kryesore.

· Së pari, ta çojë vendimmarjen tek qytetarët shqiptarë. Këtu kam parasysh hapa të tillë si forcimi i demokracisë përfaqësuese.
· Së dyti, të krijojë mekanizmat me anë të të cilave kurrë më të mos përsëritet një krizë e tillë, kur një njeri i vetëm apo një grusht oligarkësh të kapin të gjitha pushtetet, të kapin të gjitha institucionet dhe ta shndërrojnë Shqipërinë si një çiflig personal.

Në këtë kuadër opozita, siç e kam bërë të ditur prej javësh tashmë, po përgatit platformën, të cilën do ta bëjë publike dhe do ta ndajë me të gjitha grupet e interesit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë.

Po! Ne jemi të vendosur dhe Reforma Zgjedhore ka rëndësinë e saj, por zgjidhja e krizës politike kërkon vullnet politik.

Letrat e hapura, provokime të tilla si përfshirja e të dyshuarve të dosjes 184 në procese si Reforma Zgjedhore, tregojnë mungesën e vullnetit politik.

Ndaj, hapi i parë për zgjidhjen e krizës duhet të jetë pranimi i situatës së rëndë në vend, i paligjshmërisë, ku e ka futur vendin bashkëpunimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri me krimin e organizuar. Vetëm kjo mund të shtrojë bazën drejt një rrugëdalje nga kriza që prioritet kryesor dhe të parin duhet të ketë ndarjen e krimit nga politika. Dhe një Reformë Zgjedhore të plotë bashkë me një reformë të thellë politike që do t’ia kthejë pushtetin qytetarëve dhe do ta bëjë politikanin përgjegjës para qytetarëve dhe shërbëtor të interesit publik dhe jo përfitues të të mirave materiale dhe jomateriale dhe qytetarin shërbëtor të një klase të korruptuar politike.

Pyetje: Zoti Basha çfarë përgjigje do t’i jepni OSBE-së për t’u ulur në tryezë?

Lulzim Basha: Ne u kemi dhënë një përgjigje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe, për fat të keq, një përgjigje negative ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do të përgjigjej pas 30 Qershorit. Kështu që, nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës për zgjidhjen e vërtetë të krizës, por qartësisht, është Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet as pas letrave publike dhe as pas letrave që çon me Damian Gjiknurin, pavarësisht se kushdo tjetër që firmos ato letra, duhet të analizojë thellë se cilat janë përgjegjësitë. Sa i përket OSBE-së në Tiranë pres akoma që OSBE-ja në Tiranë të shprehet për raportin e OSBE/ODIHR-it, pres akoma të shprehet për 3 kryebashkiakët me rekorde kriminale, pres akoma të shprehet për shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj që këto janë të rëndësishme që shqiptarët t’i dëgjojnë. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga këto nga OSBE-ja as për këto, as për të tjerat që kanë të bëjnë drejtpërdrejt më mandatin e OSBE-së, por, në fund të fundit, kjo është diçka që është përtej mandatit dhe gjykimit tim si kryetar i opozitës.

Pyetje: Zoti Basha a keni një koment në lidhje me lajmin e publikuar sot se Gjermania ka vendosur 9 kushte për nisjen e negociatave?

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë lajm dhe nuk dua të spekuloj për asgjë. Vendimmarrësit europiane duan që Shqipëria të përparojë në rrugën e integrimit europian. Unë si kryetar i PD dhe si kryetar i opozitës, javën e kaluar në Bruksel kam kërkuar hapjen e negociatave, pikërisht, edhe për të ndihmuar daljen e Shqipërisë nga kriza, për të dalë pra nga ky terren i helmatisur politik për të dalë në një terren europian, ku të prevalojnë normat, standardet europiane dhe mënyra europiane e qasjes ndaj problemeve dhe zgjidhjes së problemeve. Padyshim, që këtu ka një realizëm nga ata që e njohin situatën në Shqipëri, nga ata që nuk e fusin kokën në rërë, që në Shqipëri ka një krizë të thellë politike, tejkalimi i së cilës është me rëndësi të madhe edhe për procesin e integrimit europian të vendit.



4 Comments

  1. Pordhe me rigon pse o akoma me ate gerdallen e gjat do behen tryeza,?? jo ore jo me Edvin pjerdhen s behet dhe s duhet te behet as ne varr pasi ky vazhdon te vjedh dhe te vdekurit e jo me te gjallet

  2. Basha duhet te rezistoje, pavaresisht nderkombetareve. Kjo eshte situate ku besimin dhe kauzen mund ta fitosh duke rrezikuar karrieren, ndoshta dhe ca kohe burg, sic ka bere Albini dhe te tjere ne Kosove. Albini eshte prerje e vecante, por Curchill-i p.sh, para se te behej hero i gjalle, ishte nje bullafiq opurtunist, por me nje ide anti-hitleriane fikse, te qarte, te sakte dhe qe nuk e negocioi kurre. Ai, mund ta kishte bere nje karriere prej zevendesi te larte, por fati e desh qe karrieren me te larte ta bente ideja e tij dhe ai zgjodhi te lidhet pazgjidhmerisht me kete ide. Ne nje shoqeri si kjo e jona, te kriminalizuar aq sa ishte Gjermania e Hitlerit e militarizuar, nuk ka dyshim qe dekriminalizimi do kete sukses nje dite te afert, sepse eshte problemi me i madh qe kemi. Pyetja eshte: A e ke ti guximin te lidhesh pazgjidhshmerisht me kete kauze? Ke avantazh, sepse ne ndryshim nga kundershtari, je monogam dhe nuk je shok me kriminele. Dobesite e tjera perpiqu t’i kurosh. Bota njeh shume lider te dobet, qe jane bere te forte duke qendruar ne nje pike. Perndryshe, do ngelesh gjithmone zevendes i larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *