• |
ide | kryesore

Champions akt II/ Juventus aty ku nuk fiton kurrë, CR7 aty ku shënon gjithmonë: në Paris mbërrijnë Mbretërorët

F1, Sport



Befasi, gola, dominim dhe zhgënjime: pas mbrëmjes spektakolare të të martës, gjithcka përqendrohet në katër grupet e tjera dhe 8 përballjet emocionuese, ku mbi të gjitha rrëmben vëmendjen sfida në Parc de Prince mes PSG e Real Madrid dhe ajo në Wanda Metropolitano ku Atletico prêt Juventus.

Në grupin A, dy të mëdhatë sfidohen për dominimin e grupit, duke I dhënë një shans të paktën provizorisht Brugge e Gallatasaray ti bezdisin. Parisienët pa Cavanin, por me Icardi e një Neymar që vjen nga një gol si ai kundër Strasburg, do të përballen me Real Madrid. Blancos kanë shumë dëmtime e luhatje, por mbërrijnë në një kompeticion që e njohin mirë e ku janë më fituesit. Intersante të shohësh O’Ney përballë atyre që e kërkuan në verë për ta pasur në skuadër.

Nën kampionët e sezonit të kaluar Tottenham, e nisin fushatën në transfertë me Olympiacos. Karaiskaqi është një stadium që ka vënë në vështirësi shumë skuadra të mëdha dhe nuk duket se mund të bëjnë përjashtim anglezët. Pochettino mund ti besojë një Kane në formë të shkëlqyer me ndërgjegjësimin se ndeshja më e vështirë duhet ende të vijë. Bayern Munchen mirëpret në Allianz Arena Crvena Zvezda, në kërkim të vendit të parë në Grupin B.

Manchester City është emri më i nxehtë në grupin C, port ë besuarit e Guardiolës janë të detyruar tashmë të tregojnë se nuk janë më vetëm një skuadër që krijon problem, por të aftë ti shkojë deri në fund trofeut të dëshiruar. Tekniku spanjoll kërkon pikërisht këtë në këtë sezon të Citizens, në debutimin në transfertën Ukrainase me Donetsk. Anglezët kanë pankinën më luksoze të kompeticionit, por Pep prêt kapërcimin në kualitet nga Sterling e Bernardo Silva. Debutim absolut për bergamaskët e Gasperinit, në kompeticionin madhor continental e në Zagreb është një ndeshje që Atalanta kërkon ta kalojë me sukses.

Edhe një herë Atletico Madrid Juventus. Ai një vit më parë, por atëherë jo në fazën e grupeve, apo si në kohën kur Conte drejtonte bardhezinjtë, që atëherë u mundën në grupe 1-0 në Madrid. Precedentët avantazhojnë Colchoneros, fitues 2-0 edhe sezonin e kaluar në shtëpi, por kampionët e Italisë vijnë me Cristiano Ronaldo. Asnjë si portugezi nuk i ka shënuar Atleticos, ishte piëkrisht CR7 edhe gjykatësi i tyre në kthim me 3 gola që eleminuarn Simeonen. Mundësia për hakmarrje nga Madrid, për më tepër që bardhezinjtë nuk kanë Chiellini e Douglas Costa të dëmtuar.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
18:55 Club Brugge ? – ? Galatasaray
21:00 Paris Saint-Germain ? – ? Real Madrid
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
18:55 Olympiacos ? – ? Tottenham Hotspur
21:00 FC Bayern München ? – ? FK Crvena Zvezda
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
21:00 Dinamo Zagreb ? – ? Atalanta
21:00 Shakhtar Donetsk ? – ? Manchester City
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
21:00 Atletico Madrid ? – ? Juventus
21:00 Bayer Leverkusen ? – ? Lokomotiv Moscow



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *