• |
ide | kryesore

Djegia e Kuvendit/ Meta dorëzon informacionin sekret në Komisionin Hetimor

Lajme, Të fundit



Informacioni i klasifikuar sekret në bazë të të cilit presidenti i Republikës, Ilir Meta, ngriti pretendimin për pasjen e dijenisë mbi një tentativë për djegien e Kuvendit më 8 qershor, i është kaluar tanimë drejtuesit të Komisionit Hetimor, deputetit Ulsi Manja.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Manja konfirmoi se materiali i është vënë në dispozicion nga institucioni i Presidencës dhe se anëtarët e Komisionit Hetimor, do të njihen me të nëse kanë nivelin e duhur të cerifikatës së sigurisë.

Më 13 shtator ka përfunduar proceduara e plotë e vënies në dispozicion të këtij materiali nga ana e Presidentit dhe që do të jetë pjesë e dokumentacionit që kolegët e komisionit, në përputhje me ligjin me ‘informacionin e klasifikuar shtetëror’, do të njihen dhe do të bëhen pjesë e diskutimit të seancës ku do të shqyrtojmë dokumentetet e institucioneve”, deklaroi Manja.

Në seancën dëgjimore të javës së shkuar, presidenti Meta deklaroi se shfuqizimi i 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale u mor pas informacionit të komunikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) se një grup i caktuar kishte planifikuar të shfrytëzonte protestën e opozitës, më 8 qershor, për të djegur Parlamentin.



2 Comments

  1. like floriri te dorezoj me par gjen e vjedhur. simbol i korrpsionit dhe pandeshkueshmeris. shpresoj qe zerat qe qarkullojn te jen te verteta. sa ta shkarkojn, ta arrestojn direkt dhe ti sekuestrojn gjith gjen e vjedhur ketij monstre, ketij mafjozi, ketij horri. Dhe kemben zvarr per gjith te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *