• |
ide | kryesore

E vërteta e bashkimit të Pussycat Dolls

Paparazzi, Slider



Tabloidët e huaj dhanë lajmin emocionues për ribashkimin e grupit legjendar të vitit 2000: The Pussycat Dolls. Nicole Scherzinger dhe anëtaret e tjera të grupit, Carmit Bachar, Ashely Roberts, Melody Thornton, Jessica Sutta dhe Kimberly Watt u raportua të kenë firmosur një marrëveshje miliona dollarëshe.

“Nicole prej kohësh ka refuzuar ofertat për një ribashkim, por duke qenë se u bë 10 vjet që nga ndarja e tyre, ajo më në fund tha që është gati. Asaj ju bë një ofertë miliona dollarëshe për t’ju ribashkuar grupit dhe ishte e pamundur që ta refuzonte. Turneu do të jetë madhështor dhe grupi do të performojë hitet më të mëdha. Por është folur dhe për mundësinë e regjistrimit të këngëve të reja.”- është shprehur një burim pranë The Sun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *