• |
ide | kryesore

Favore seksuale në këmbim të notës kaluese, pezullohet nga detyra pedagogu i Universitetit të Elbasanit

Lajme, Të fundit



Është pezulluar nga detyra pedagogu Denis Himçi, 36 vjeç. i cili u shoqërua dhe ndalua më herët ditën e sotme nga Policia e Elbasanit, pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop” të video-pergjimit, ku akademiku degjohej t’i kërkonte kryerjen e marrëdhënieve intime një studenteje, në këmbim të marrjes së notave kaluese në disa provime.

Kjo masë pezullimi që është ndërmarrë nga Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, do të qendrojë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Himçi akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

NJOFTIM PËR SHTYP

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.

R E K T O R AT I



5 Comments

  1. Te kalbet ne burg, te behet shembull per perversat e tjere qe kane zaptu shtetin thotë:

    Jo vetem drejtusit e ketij universiteti , por dhe drejtuesit e arsimit ne Elbasan , duhen kalbur ne burg.
    Ça jane me kata funderrina, keta plehra , burg perjete ktij llumi te ndyre

  2. Me llum se ky universitet dhe me e keqja dhe ata qe dalin nga ky shkerdhatacion institucion jane pjesa me degjenerat. Te gjithe ata qe diplomohen ne kete bordello……. e kane normal dhe se quajn gje te keqe llumin. Keshtu e mbaj mend si para 15 vitesh si tani kurvllik universitet elbasani me efekt te shtrir ne kohe…….. jo vetem mbyllje por dhe ndeshkim ne karrier dhe ne performance atyre qe i kane rene shkurt dhe jane diplomuar ketu

  3. Ky funderina le te kalbet ne burg, t’i shpallet e pavlefshme cdolloj deftese apo diplome nese ka, qe te mos kete mundesi te punesohet asgjekundi pervecse puntor krahu. Edhe per keto kurvicat gjysmelakuriqe qe nuk kane koke por mendojne me qelbesirllekun nderkembe duhet te merren masa qe te zhduken nga sistemi arsimor sepse keto rrugacka kane nje arme te shkaterimit ne mase te shoqerise, pisllikun dhe injorancen. Me sa prej ketyre monstrave perballemi cdo dite neper zyrat e shtetit qe i kane zene kjo fare e keqe perposhte?

  4. Marrja e provimeve, punesimi apo ngritja ne detyre nepermjet hapjes se kembeve eshte kthyer ne sistem ne Shqiperi sepse vete ambjenti atje e favorizon kete fenomen.Ky universitet duhet te mbyllet dhe te gjitha diplomat e leshuara deri me sot te cvalidohen.Shumica e studenteve jane si puna e kesaj “heroines” qe nuk shkojne fare ne shkolle apo ndodhen jashte dhe marrin diplome e cila ju sherben per tu punesuar ne administrate me vone duke perdorur te njejtin marifet. Niveli i ketij katunarit qe e mban veten per profesor eshte teper ordiner dhe me kujton ata qe shisnin fara luledielli ke stadiumi Qemal Stafa.

  5. o njisha po ajo kurva qe deshe vrau ate robin me motorr qe e dhane te Klani cfare u be se u harrua spo e permend me njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *