• |
ide | kryesore

FOTO/ Shqiptari gjendet i djegur në makinë në ishullin grek

Lajme, Të fundit



Mediat greke raportojnë një ngjarje të rëndë të ndodhur në ishullin e Rodosit. Një shqiptar 56-vjeçar është gjetur i karbonizuar në një automjet të djegur mëngjesin e sotëm. Viktima është baba i një vajze të mitur. Ai u gjet në orën 6.00 të mëngjesit nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe oficerët e policisë.

Mediat greke nuk japin detaje mbi identitetin e shqiptarit. Sipas burimeve të para ekziston edhe një video e momentit kur makina po digjej e filmuar nga një kalimtar. Dyshimet e para janë se shqiptari ka kryer vetëvrasje për shkak të borxheve të shumta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *