• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence martohet në fshehtësi (FOTO)

Paparazzi, Slider



Mesa duket, Jennifer Lawrence u martua me të fejuarin e saj Cooke Maroney.

Sipas Page Six, të hënën, çifti u pa në byronë e martesës në New York City bashkë me dy rojet e sigurisë, një fotograf dhe një mik. Aktorja u fotografua veshur me xhinse, xhaketë dhe një tufë me dokumenta në dorë. I fejuari i saj veshi një bluzë më mëngë të gjata dhe pantallona blu nate. Në një postim në Twitter, tashmë të fshirë, një person rastësor shkroi: “Kur shkon të marrësh licensën e martesës dhe Jennifer Lawrence martohet para syve të tu. Bashkia është cool. Vendi më cool për momentin.”

Burime thonë se fotografi pranë çiftit ishte Mark Seliger, që realizoi portretet në festën e përvitshme të Vanity Fair pas ceremonisë Oscar dhe që së fundi publikoi këtë portret të Jennifer.

Aktorja s’është e para që martohet pa bujë në Bashki. Vjet, Justin dhe Hailey Bieber bënë të njëjtën gjë para se të mbajnë dasmën madhështore që premtuan. Lawrence dhe Maroney u fejuan këtë shkurt dhe u njohën në mes të 2018-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *