• |
ide | kryesore

Kapet shqiptari me 51 qese me kokainë të fshehura në tenxhere me oriz

Lajme, Të fundit



Policia greke arrestoi një 40-vjeçar shqiptar për trafik droge pasditen e së martës në Selanik. Nga një kontroll i kryer në apartamentin e tij policia gjeti dhe sekuestroi 51 qese najloni me kokainë me peshë 143.3 gram. Ajo ishte fshehur në dy tenxhere plastike me oriz. U sekuestruan edhe një sasi kërpi me peshë 9.7 gram dhe dy peshore elektronike.

Ndërsa në një tjetër shtëpi në të njëjtën zonë u gjet dhe u konfiskua një sasi e vogël kanabis i përpunuar, një pluhur i bardhë i panjohur i përdorur për trajtimin e kokainës, me peshë 895 gramë, 1695 euro të ardhura nga shitja e drogës dhe 2 telefona celularë. U sekuestrua edhe një motor që shërbente si mjet për shitjen e drogës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *