• |
ide | kryesore

Kryemadhi jep detaje nga takimi me Bashën: Ftesa e Ramës është…

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli shkurt pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha dhe me aleatët e tjerë të opozitës. Ajo tha se grupi opozitar po punon për platformën për nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës.

Jemi duke punuar grupet e punës për platformën. Sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85% e shqiptarëve” – tha Kryemadhi.

Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama ftoi opozitën e vendit në dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore, por kryedemokrati Lulzim Basha e quajti ofertën të pasinqertë dhe e refuzoi atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *