• |
ide | kryesore

Meta në Strasburg, i dorëzon raportin Presidentit të Komisionit të Venecias

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot në Strasburg një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta i dorëzoi Buquiçhio-s raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

“Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari”, sqarohet në njoftim.

Një delegacion i Komisionit të Venecias ishte pak ditë më parë në Tiranë për mbledhjen e fakteve mbi pretendimin e mazhorancës se kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën me çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zgjedhjet lokale.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *