• |
ide | kryesore

Ndërprerje energjie në Tiranë, OSHEE tregon cilat zona do mbeten pa drita

Lajme, Të fundit

Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike në tri ditët e ardhshme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se në datat 19-21 shtator, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 19-21 Shtator

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 19-20 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

19 shtator

09:00-13:00

Krrabë, Pashkashesh, Mushqeta

 09:00-15:00

Rruga  e Elbasanit  pranë ish-Trikotazhit pjesërisht

20 shtator

09:00-15:00

Fillimi i Rrugës së Dibrës pjesërisht afër 9-Katsheve

12:00-15:00

Rruga “Reshit Çollaku” pjesërisht pranë Postës Qendrore

21 shtator

09:00 – 15:00

Rruga “Edit Durham” pjesërisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu