• |
ide | kryesore

OBSH ngre alarmin: Bota e rrezikuar nga epidemitë, 80 milionë persona do të vdisnin

Planet



Probabiliteti për një epidemi globale është i lartë dhe vendet mund të zihen në befasi të papërgatitura. Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin përmes raportit të hartuar nga një panel ekspertësh dhe zyrtarësh ndërkombëtarë të shëndetit, që tregon rrezikun që bart në vetvete kjo situatë, duke sjellë si shembull epideminë e gripit të vitit 1918.m

“Katastrofa e atëhershme botërore vrau rreth 50 milionë vetë, por nëse një infeksion i ngjashëm do të ndodhte sot, do të merrte gati 80 milionë jetë njerëzish e të fshinte rreth 5% të ekonomisë globale”, shkruhet në dokument.

Bota, – paralajmëron OBSH- nuk është e përgatitur për diçka të tillë. Për një kohë të gjatë, ne kemi lejuar të krijohet një valë paniku dhe neglizhence kur vjen fjala tek pandemitë; përpjekjet tona i shtojmë vetëm kur përballemi me një kërcënim serioz dhe sapo kapërcehet, e harrojmë  nevojën për të vepruar. Duhet të lëvizim sepse jemi shumë vonë.”- është përfundimi në tw cilin del OBSH0-ja .

Në periudhën e viteve 2011 dhe 2018, organizata regjistroi 1,483 epidemi në mbarë botën, përfshirë Ebolën dhe sindromën akute të rrugëve të frymëmarrjes, SARS. Sipas ekspertëve, edhe pse një pjesë e sëmundjeve infektive dhe të epidemive kanë ekzistuar gjithmonë, rritja e popullsisë dhe aftësia për të udhëtuar në çdo cep të planetit brenda 36 orësh, e shumëfishon rrezikun e përhapjes së tyre brenda një shteti e më pas në mbarë globin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *