• |
ide | kryesore

‘Peshat e rënda’ të Superiores rivalizohen nga një portier e kalohen nga një rishtar

Sport



Investimet më të mëdha në merkato bëhen për sulmuesit, sepse janë ata që të bëjnë të fitosh ndeshjen, janë ata që të nxjerrin ngha situate. E sidomos pas sezonit të kaluar, ku bomberat nuk rezultuan aq potent, duke e mbyllur këpucën e artë me 13 gola, Partizani, Tirana e Teuta ndryshuan qendër, në kërkim të golave. Vetëm se të gjithë peshat e rënda në katër javët e para janë kaluar nga dy rishtarë si Fili e Halili, me surprizuesin e bardhebluve, që nuk ka shënuar asnjëherë nga pika e bardhë.

Komplimente Halilit, por edhe Filit që me një skuadër në vështirësi si Luftëtari ka shënuar tre herë në katër ndeshje. Aq sa edhe Shkurtaj në fakt, që është i vetmi nga bomberat e skuadrave të rëndësishme që ka mesataren e duhur, sepse të tjerët po dështojnë të kenë impaktin e duhur me kampionatin, duke shënuar aq herë sa ka shënuar portieri i Bylis. Isli Hidi me dy golat nga pika e bardhë është në rivalitet me emrat më të rëndësishëm të Superiores, që në këtë rast dicka duhet të ndryshojnë në ritëm e intensitet, apo ti rrisin vetës shanset me më shumë goditje drejt portës.

Solomon, sulmuesi kryesor i Partizanit, ka më ka shënuar kartonë të kuq se gola, Nikac e barazon me një gol në katër ndeshje, pak për të qenë sulmuesi kryesor i Teutës, ndërsa Ngo’o ka tundur rrjetën dy herë. Anglezi, po të llogarisësh një ndeshje që ka parë Dungën të jetë titullar, nuk është keq në gjetjen e rrjetës, problemi i tij është mënyra si e përballon presionin dhe kur zëvendësimi nga keniani arriti ta nervozojë, duhet parë se cfarë mund ti bëjnë tre golat e Halilit, që po rrezikon ti marrë skenën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *