• |
ide | kryesore

Prognoza gjermane/ Mbetet pas Maqedonisë, por Shqipërisë i hapen negociatat

Arkiva, Kryesore



Ç’do të ndodhë me negociatat për Shqipërinë në 18 tetor ? A do të hapen ato ? A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia ? A do të heqë veton Parisi ? A do të jetë rrefuzim, një po e plotë, apo me kushte. Për të gjitha këto European Wstern Balkan ka zhvilluar një intervistë me një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në Gjermani, Bodo Weber, anëtar i Këshillit të politikës dhe demokratizimit në Berlin (intervista e plotë këtu https://europeanwesternbalkans.com). Në këtë material që Lapsi.al e ka lexuar flitet për shancet reale që ka këtë herë Tirana zyrtare, dhe si si ndërvaret ajo nga kompromiset që do të bëjnë Parisi dhe Berlini dhe gjithashtu grupet parlamentare të së majtës dhe të djathtës në Bundestag. Weber, pasi shtjellon për të kuptuar më mirë ekuilibret që kanë luajtur dy vitet e fundit, thekson se ekzistojnë shpresat që Shqipërisë ti jepet një dritë jeshile me kushte, ndërkohë që Maqedonisë do ti jepet hapje e pakushtëzuar e negociatave.

Lexo më tej:

Mbrapa Maqedonisë për negociatat/ Atë që Tusk e tha në Shkup por jo në Tiranë

« Maqedonia u ndëshkua si dëm kolateral i Shqipërisë për dy herë me radhë. Në qershorin e shkuar (20180 kjo u shndërrua në një përplasje mes Parisit dhe Berlinit. Parisi e bllokonte procesin ndërsa Berlini dote tu’a ndizte dreitën jeshile të dy vendeve në të njëjtën kohë. Ky polarizim përreth Shqipërisë bëri që të digjej edhe fqinji i saj. Ndoshta Franca do të kishte rënë daokord për hapjen e negociatave me Maqedoninë, nëse ajo do të ishte ndarë nga Shqipëria » ka shpjeguar Bodo Weber për European Wstern Balkan. Më pas ai ka shpjeguar se kësaj kontradikte Franko Gjermane, një vit më pas iu shtua edhe një tjetër, ajo mes dy aleatëve të majtë dhe të djathtë brenda koalicionit mes të djathtës dhe të majtës në Berlin.

« Në qershor të këtij viti (2019) dëmin kolateral u transferuan në gjirin e koalicionit qeverisës në Berlin. Social demokratët ishin për hapjen e negociatave me Shqipërinë ndërsa në CSU CDU ishin kundër kësaj ideje » ka shpjeguar ai.

Ndërsa për samitin e Tetorit që do të zhvillohet në kuadrin e krijimit të administratës së re të Brukselit, Bodo Weber shikon më shumë nota optimiste. « Këtë herë duket se edhe Maqedonia edhe Shqipqëria do ti hapin negociatat falë një marëveshjeje brenda koalicionit qeverisës në Gjermani dhe falë bisedimeve mes Parisit dhe Berlinit » parashikon ai. Por ai e thotë qartë se ndonëse mund të mos ndahet çifti shqiptaro maqedonas, të dy vendet nuk do të vlerësohen njësoj. Për Shqiëinë pritet të ketë kushte të forta të cilat i la të kuptoheshin edhe vëtë kryeministi Rama në ato që tha pas vizitës së fundit në Berlin.

Lexo më tej:

Detaji që e tradhëtoi Ramën pas takimit me Merkel

Sipas Weber « zgjidhja duket se do të jetë një ndjarje e pjesshme e çiftit shqiptaro maqedonas, në të cilin Maqedonia e Veriut do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar, ndërsa Shqipëria një dritë jeshile të kushtëzuar » e ka pasashikuar ai atë që do të ndodhë në 18 tetor.

©Lapsi.al



1 Comment

  1. Tani propaganda do marre krahe: U HAPEN NEGOCIATAT! JEMI NE RRUGEN E DUHUR!.
    Ta gezoni Rilindjen o shqiptare edhe per nja 10 vjet, me bekimin e nenes Europe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *