• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore/ Ftesa e OSBE për tryezë gjithëpërfshirëse, Basha: Kriza nuk zgjidhet kështu…

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas ftesës së OSBE-së për pjesëmarrjen në një tryezë gjithëpërfshirëse me aktorët politikë në vend, për të diskutuar ecurinë e Reformës Zgjedhore.

Basha ka deklaruar se kjo ftesë nuk ka mbërritur ende, ndërkohë që ka vënë në dyshim dobishmërinë e organizimit të kësaj tryeze, pasi sipas tij kjo nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e krizave të tilla.

Po t’i shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.” – është shprehur Basha për mediat.

Në mesin e krizës politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin prej kohësh, OSBE-ja ka thërrur një tryezë të përbashkët me të gjitha partitë politike në Shqipëri. Kjo tryezë është parashikuar që të mbahet në datën 25 Shtator, ku është e ftuar dhe opozita jashtëparlamentare.

 

10 Comments

  1. Ne nje site tjeter lexova qe Basha ka thene qe kriza te tilla nuk zgjidhen me tryeza gjitheperfshirese,gje te cilen ju te lapsit e anashkaloni dhe pyetja ime eshte:çfare nenkupton Basha me kete,mos valle kerkon prape nje takim koke me koke me Ramen per te bere pazare ne kurriz te popullit???

  2. Normal qe nuk zgjidhet me tryeze. Kjo eshte krize e sistemit. Nuk kam pare ndonje rast renieje te sistemit pa u “prere” me pare koka e simbolit kryesor te tij.

  3. Kush ve sinqeritetin ne pune, e ka te qarte qe Rama e beri Berishen te duket cirak brenda ketij sistemi. Renia e Berishes nuk ka shans te heqe Ramen, ndersa e kunderta mund te jete e vertete, edhe pse duhet thene qe Berisha nderkohe duket i marre fund.

    1. Kush mendon qe Berisha ka marre fund ose eshte naiv,ose eshte dashakeq,Berisha eshte shkaktari kryesor i rrumpalles 30 vjeçare si dhe shkaktari kryesor i krizes se tanishme,Berisha eshte kuçedra, te ciles duhet prere koka qe te marri fryme lirisht Shqiperia dhe demokracia…

      1. Shqiptaret jane pragmatiste. I bimden firmes dhe jo frymes. Te nesermen e humbjes se pushtetit, ke humbur dhe ndikimin. Berisha eshte i mbaruar kudo, pervese ne mendjet e fiksuara tuaja. E njejta gje do ndodh me Ramen kur te largohet. Gjithsesi, duhet thene qe Rama ka 6 vjet qe punon edhe jashte orarit, qe historia ta nxjerre ne drite shume te mire Saliun. Kete pune po e ben shkelqyer. Cudi qe nuk i’u shqeteson kjo juve qe urreni Saliun.

  4. Demokracia i zgjidh krizat me tryeza e mitingje mundesisht paqesore. Revolucionaret i zgjidhin krizat me Revolucion. Basha ta ndaj mendjen o te ulet ne tryeze o te dali malit partizan!!!

  5. Ka shume te drejte Luli!
    “Kriza” e krijuar dhe drejtuar me kopetence prej tij nuk zgjdhet me tavoline gjithperfshirese por me tavolinen qe duhet dirigjuar prej tij me regjizor Sali Shpella dhe aktoret; Dash Rakia, Mul Idiopati, Ed Thuthuqi, Grida Pidhi, Nard Trapi, Pede Salianji, etj, dhe te pasqyrohet ne propagande nga Qim Kokeshqopa dhe Fari Pacebolja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu