Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte marrë ende një kërkesë zyrtare nga të dyja palët për të ndërmjetësuar midis Arabisë Saudite dhe Iranit pas sulmit në objektet e naftës saudite, raporton Reuters.

Sipas tij, Moska nuk ka marrë ndonjë informacion të ri në lidhje me sulmin, i cili do të ndihmonte në arritjen e konkluzioneve përfundimtare në lidhje me incidentin. “Ne nuk favorizojmë asnjë përfundim të parakohshëm dhe akuza se kush është përgjegjës për këtë sulm,” u tha Peskov gazetarëve.