• |
ide | kryesore

Skanimi i dokumentave/ Kajmaku i trashë i mashtrimeve të kryebashkiakut të Vorës

Arkiva, Kryesore



Gjatë gjithë të hënës, mediat pranë qeverisë gati e kanë shpallur si kajmakun e të mbrojturve prej tyre, kryebashkiakun e zgjedhur në Vorë nga votimet e 30 qershorit, me arsyetimin se një gjykatë e Janinës e kishte shpallur atë të pafajshëm. Gjyqtarja Kristina Andoniu e ka lehtësuar atë nga akuza se ka blerë mall me para fallco në shtetin fqinj në 13 janarin e vitit 2003, kur ai mbante emrin e rremë Jorgo Toto. Ai ishte ndaluar dhe më pas shpallur në kërkim, pasi u kap në flagrancë me monedha të falsifikuara në Janinë, duke blerë produkte bujqësore.

Pa ngritur asnjë pyetje se si u kujtua Kajmaku vetëm pas 16 vitesh ta mbyllte procesin e tij, kur u bë kryebashkiak, se si prokuroria po e zvarrit zbardhjen e kësaj afere duke luajtur kukamshefti me shenjat e tij të gishtave, mediat pro qeveritare shpallën triumfin e Kajmakut. Madje ato shkuan aq larg sa të shpallnin solemnisht: Bien akuzat e PD-së (shiko faksimilen poshtë).

Por menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i PD, që ka marë përsipër rolin e denoncuesit të kryebashkiakëve të kriminalizuar, Gazmend Bardhi, këmbënguli në të kundërtën. Sipas tij, edhe pse është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Janinës, Kajmaku pritet të “digjet” nga ligji i dekriminalizimit, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Natyrisht këto pozicione diametralisht të kundërta ia vlen të verifikohen me dokumenta dhe në ballafaqim me ligjin. Vetëm duke bëre këtë Check Fakting, vetëm duke parë çfarë është shkruar në formularin e tij dorëzuar në KQZ, e kupton se Kajmaku është zhytur deri në grykë në gënjeshtër.

Pafajësia e marrë në Janinë nuk e shpëton atë nga ligji i dekriminalizimit. Shkelja e parë që ai ka bërë është se ka ofruar të dhëna të rreme dhe ka mbajtur të fshehtë faktin që është hetuar apo gjykuar nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale.

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Në hyrje të formularit të vetëdeklarimit, Agim Kajmaku pranon se në të shkuarën ka mbajtur emrin Jorgo Toto. Pikërisht me këtë emër ai rezulton i hetuar dhe gjykuar në Greqi në vitin 2003 për akuzën e falsifikimit të parave.

Ndonëse Gjykata e Janinës e shfajësoi me argumentimin se nuk provohet që Agim Kajmaku është vetë falsifikatori i parave në fjalë dhe se ai vetë ka qenë viktimë e këtij falsifikimi, ai është fajtor në raport me ligjin shqiptar dhe jo me atë grek. Ai ka gënjyer në dokumentin e dekriminalizimit. Në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 13 maj 2019 (Poshte), pyetjes numër tre që thotë: “A keni qenë ndonjëherë në hetim, ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?”, Agim Kajmaku i është përgjigjur duke vendosur shenjën X tek “Jo”-ja.

Ai ka gënjyer me të njëjtën gjakftohtësi edhe në pyetjen: “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?”, thotë kjo pyetje. Edhe këtu, Agim Kajmaku ka vendosur shenjën X tek përgjigja “Jo”.

Ai ka përsëritur të njëjtën gjë edhe me pikën ku i kërkohet kandidatit për t’u zgjedhur, ose emëruar, të përgjigjet nëse ka qenë caktuar ndonjëherë ndaj tij një masë shtrënguese e sigurisë personale. Edhe këtu, Agim Kajmaku përgjigjet me “Jo”.

Pra, është e qartë se Agim Kajmaku e humbet automatikisht postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pavarësisht se ka marrë pafajësinë në Janinë. Madje jo vetëm kaq, por ai rrezikon edhe burgun, pasi ligji i dekriminalizimit e thotë troç: “deklarimi i rrethanave të rreme, ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenin 190 të Kodit Penal”, të cilat mund të shkojnë nga gjashtë muaj deri në katër vite burg.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Tani shkoni dhe beni nje kontroll ne shkollen fillore te ketij analfabetit se ka shume gjasa qe edhe deftesen e klases II fillore e ka te fallsifikuar, shikoni shkrimin dhe drejtshkrimin qe i ben emerit te tij; Agm Kojmohu.

  2. po, po, “check fakting” duhet bere, qe ju faktë Kina nonen juve te Kalemit. Po pse mer tyta, pse leni te shkrujn per ceshtje serioze injorante funksionale si puna e ktij qe ka shkrujt kte artikull. Po a e kuptoni pse e tall bythen me ju Edi Rama apo jo, se edhe kur keni te drejte boni “mek mek” si te pashkolle e ai ju kalon siper si buldozer.

    1. O Zeqi-r i qire para e mbrapa dhe nga trute e kokes?! Po me cfare fytyre komentoni o shkerdhata, o qenie te ndyra, kur u vertetua qe ndaj Kajmakut tuaj injorant ishte ceshtje penale ne proces, ishte arrestuar, ndaluar dhe dhene mase sigurie! Ai na perbetohej qe skishte asgje nga keto dhe tani u be muti mullar si me gjithe rracqiret kriminele te ripjerdhjes !
      SHKURT MUHABETI AI ESHTE PER BURG SE KA GENJYER NE FORMULARIN E DEKRIMINALIZIMIT,

      TY TE QIFTE KINA, INDIA DHE SOMALIA GJITHE FISIN O KOMENTUES ME PAGESE, RRACE KRIMINELESH, PERDHUNUESISH, TUTORESH, TRAFKANTESH DHE GJITHEFARESOJ QELBESIRLLEQESH!

  3. O Zeqi-r i qire para e mbrapa dhe nga trute e kokes?! Po me cfare fytyre komentoni o shkerdhata, o qenie te ndyra, kur u vertetua qe ndaj Kajmakut tuaj injorant ishte ceshtje penale ne proces, ishte arrestuar, ndaluar dhe dhene mase sigurie! Ai na perbetohej qe skishte asgje nga keto dhe tani u be muti mullar si me gjithe rracqiret kriminele te ripjerdhjes !
    SHKURT MUHABETI AI ESHTE PER BURG SE KA GENJYER NE FORMULARIN E DEKRIMINALIZIMIT,

    TY TE QIFTE KINA, INDIA DHE SOMALIA GJITHE FISIN O KOMENTUES ME PAGESE, RRACE KRIMINELESH, PERDHUNUESISH, TUTORESH, TRAFKANTESH DHE GJITHEFARESOJ QELBESIRLLEQESH!

  4. Kaja nonen muhabetit ,ktu kon vra njerez m gerdec live ,m 21 janor live ene bojn sikur jon virgjnesha . Ky nuk ka bo as i gjo ene dun me i rras hunin ,sepse osht i pafajshem .

    1. Po o bythqir jane vrare live edhe drejtor banke ne mes te bllokut dhe vrasesve sju hyri gjemb ne kembe ne gjithe ate trafik si ndaloi askush! jane vrare edhe komisare policie dhe vrasesi bente fushate krah me krah me EdDrogen dhe sfidonte gjykatat, edhe 50 drejtore policie jane ne kerkim nderkombetar o komentues i felliqur me pagese!

  5. Kajmaku????? Akullore i paster osht. Tani duhet vetem me i fut kaushin qe ta maje nrofet. Hajde akullore me kajmakkkkkkkkkk, ka me krem e cokollate… nje here do ta provosh gjithmone do ta kerkosh. Dhe keta karat e ridhjerjes sigurisht e kane provu nga nje here te vetme, po te vetme ama dhe tani e kerkojne te gjithe me rradhe. Po si nuk doli nji qe te jete mut tamom por te gjithe “mut me lule” se e kane merak mos te kene nga nje bisht shtese….. bashke me ate komentusin Ze-qir-ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *