• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga sherri me armë në Bulqizë, i plagosuri vëllai i kryebashkiakut

Lajme, Të fundit



Janë zbuluar detaje të reja nga plagosja që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Bulqizë.

Mësohet se Vangjel Alla, 41-vjeçari që u plagos me armë zjarri pas përshkallëimit të një sherri, është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi me inicialet I.D., 31 vjeç, person me precedentë kriminalë, është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin me inicialet D.S., 24 vjeç.

Ndërkohë, Alla ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e autorëve të kësaj plagosjeje dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

 



2 Comments

  1. C’jane keta Vangjela dhe Leftera ne Bulqize? Shikoni se mos ka bere ndonjecik burg, ky Lefteri i Bulqizes, ne Greqi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *