• |
ide | kryesore

Alec Baldwin baba për herë të shtatë

Paparazzi, Slider



Alec dhe Hilaria Baldwin janë aktualisht prindër të djemve Romeo, Leonardo, Rafael dhe vajzës, Carmen, ndërsa aktori ka edhe një vajzë tjetër të quajtur, Ireland.

Me gjashtë fëmijë, Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin janë në pritje të një fëmije tjetër.

Ylli i ‘Saturday Night Live’, 61-vjeçar, dhe gruaja e tij, 35-vjeçare, janë në pritje të një fëmije tjetër, derisa lajmin e njoftoi të mërkurën në rrjetin social, Instagram.

“Është me të vërtetë herët, por ne mësuam se është një një person i vogël brenda nesh”, ka thënë Hilaria. “Zëri i kësaj zemre të fuqishme më ka bërë të ndihem më të lumtur. Ne dëshirojmë të ndajmë këtë me juve, ne nuk do ta fshehim”

Këtë kohë nuk mund të them se u ndjeva mirë. Dua që të gjej paqe përgjatë këtyre muajve edhe pse akoma është shumë herët”.

Kjo foshnje do u bashkohet vëllëzërve të mëdhenj Romeo Alejandro David, 16 muajsh, Leonardo Ángel Charles, 3, dhe Rafael Thomas, 4, po ashtu edhe motrën e madhe Carmen Gabriela, 6, si dhe vajzën tjetër të Baldwin nga martesa me Kim Basinger.

Prindërit, të cilët u martuan në vitin 2012, filluan të mendonin për një fëmijë tjetër që pas lindjes së Leos.

“Ne ishim sikur, ne do kemi edhe një fëmijë tjetër?”, tha Hilaria për People në nëntor të vitit 2017, teksa ishte shtatzënë me Romeon. Le të provojmë diçka më ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *