• |
ide | kryesore

Apeli i Shkodrës rrëzon ekstradimin në Itali të anëtarit të “Bajrëve”

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit të Shkodrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimit drejt Italisë, të Ilir Bajrit. Me vendimin e marrë sot kërkohet që çështja të rigjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Apelit arsyeton se Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tille duhet te prishet dhe çështja te kthehet për rigjykim ne atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.

Ilir Rustemi (Bajri) është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Oaz që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018. Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Rustemi Bajri në shtetin italian pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” duke e dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysmë burg.



2 Comments

  1. Dmth gjyqtaret qe moren vendimin ne shkallen e pare kane shkelur ligjin. Pra kane kryer veper penale dhe si te tille duhet te ndiqen penalisht nga prokuroria. Apo jo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *