• |
ide | kryesore

Arsyet/ Pse po vonohet vendimi për Saimir Tahirin

Lajme, Të fundit



Me sa duket 3 gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final. Nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, gazetarët që po ndjekin këtë proces raportojnë se gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë mbyllur në dhomën e këshillimit prej më shumë se 7 orësh.

Një variant i shpërndarë në media është se gjyqtarët nuk po bien dakord me njëri – tjetrin për vendimin. Avokati i Tahirit Maks Haxhia tha se ndoshta gjykata do të dalë me një vendim të arsyetuar për Tahirin dhe nuk do të behet vetëm shpallja e vendimit.

Gjithsesi ky nuk është rasti i parë që gjykata e Krimeve të Rënda të zgjatë me orë të tëra dhënien e vendimit. Edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme kur pjesë e dosjes ishin shumë persona ose kur materialet kishin qenë voluminoze. Në rastin konkret bëhet fjalë vetëm për 2 të akuzuar, por materialet për shqyrtim kanë qenë të konsiderueshme. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *