• |
ide | kryesore

Bardhi reagon pas deklaratës së Gjiknurit: Duhet të ishe në burg

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së Damian Gjiknurit, i cili shprehu gatishmërinë për t’u larguar nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se ish-ministri i Infrastrukturës dhe i Energjitikës duhej vënë para drejtësisë.

Besoj unë Damian Gjiknuri dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat nuk duhet të jenë mes zgjedhjes për të dhënë dorëheqje ose jo nga komisioni por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojnë në burg për kryerje të krimeve zgjedhore”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, dorëheqja e Gjiknurit nuk është dëshirë dhe kërkesë e opozitës, por një standard, një nga kushtet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian , është një nga kushtet e be për hapjen e negociatave. Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të komisionit që janë pjesë të dosjeve 184 apo 339 nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore  por do duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer”, përfundoi Bardhi.

Deklarata e Gjiknurit erdhi pas komentit të djeshëm të kryedemokratit Lulzim Basha ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama, për uljen në një tryezë të përbashkët në funksion të realizimit të Reformës Zgjedhore.  “S’mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda sic ai i ftesës nga Damian Gjiknuri i dyshuari kryesor i dosjes 184. Pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë dhe bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin mund të vendosë bazën për daljen nga kriza dhe një reforme zgjedhore bashkë me një reformë politike.”- shprehej Basha.



1 Comment

  1. Keta rilindasit jane shume te lezetshem. Pasi terhiqen nga nje gje qe nuk duhet ta kishin bere kurre, jo vetem nuk kerkojne falje, por e quajne leshim dhe kerkojne te marrin edhe meritat. Gjiknuri duhet te kishte hyre disa here ne burg, ashtu si Pjerini qe e bete kryetar bashkie. Kete gje kane bere me gjithe kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *