• |
ide | kryesore

Brenda procesit/ Pikat më të forta të mbrojtjes së Saimir Tahirit

Arkiva, Kryesore



Të gjithë reporterët, që kanë ndjekur procesin Tahiri, e thonë me gojën plot se ai e fitoi duelin me prokurorët që u sollën në sallë si memecë dhe të paaftë profesionalisht. Natyrisht që institucioni i akuzës nuk ka qenë në pozita të favorshme për ta hetuar këtë çështje. Në fillim ata u penguan nga mosheqja e imunitetit parlamentar nga kolegët socialistë të Tahirit. Pastaj ata që ngritën akuzën fillestare u vunë nën presionin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama. Më pas kryeprokurorja e përkohëshme u zgjodh me votat e PS. Por pavarësisht të gjitha këtyre, faktet janë fakte dhe provat prova. Dhe prokuroria pati shumë vështirësi për të vërtetuar pjesmarrjen e ish ministrit më të sukseshsëm të rilindjes, në organigramën e një grupi të strukturuar kriminal.

Pikërisht për këtë, në emër të drejtësisë dhe të së vërtetës, pavarësisht se gjatë të gjithë kohës Lapsi.al ka mbajtur një qëndrim të ashpër kritik ndaj rastit Tahiri, ne po sjellim sot argumentat e tij të mbrojtjes në proces, duke i krahasuar ato me akuzat. Natyrisht sa do të lexoni më poshtë nuk është e vërteta absolute e një vendi që u mbush me kanabis, gjatë mbretërimit të çiftit Rama- Tahiri, as e vërteta e plotë që duhet të qe e ndryshme pas denoncimit të policit Dritan Zagani (pavarësisht fakteve tronditëse që ai publikoi, kushërinjve të Tahirit, Habilajve, nuk u hyri gjemb në këmbë. Por ajo është e vërteta e pjesshme e asaj që ndodhi në gjykatë sipas akuzave të prokurorisë dhe mbrojtjes që ka bërë Tahiri.  

Jo grup i stukturuar kriminal

Akuza: Vëllezërit Habilaj së bashku me Tahirin dhe dy vartësit e tij  Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kanë ndihmuar vëllezërit Moisi e Florian Habilaj të trafikonin drogë në Italinë fqinje. Prokuroria tregon katër episode të trafikut të kanabisit, mes vjeshtës së vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015.

Mbrojtja e Tahirit: Bie akuza për grup të strukturuar kriminal sepse në rastet që pretendon prokuroria dy policët vartës së tij nuk ishin me punë në Vlorë. Çela ishte emëruar aty pak para episodit të katërt, ndërsa Kohila pas tij, pretendon Tahiri.

I Kemi përndjekur Habilajt

Akuza: Tahiri dhe vartësit e tij i kanë ndihmuar Habilajt në ushtrimin e trafikut të tyre

Mbrojtja e Tahirit: Sipas Tahirit oficerët e policisë të cilët akuzohen bashkë me të, i kishin denoncuar vëllezërit Habilaj në Prokurorinë e Vlorës dhe në një rast tek prokurori Dritan Prençi. “Ne duhet të jemi një grup i çuditshëm që punojmë si t’ia fusim njëri- tjetrit”, ka ironizuar ai në sallën e gjyqit. Tahiri sjell si argument tre raste që sipas tij vëllezërit ishin ndaluar në kufi për kontroll të imtësishëm nga policia. “Nëse ata do ishin të mbrojtur nga ministri kush do guxonte t’i ndalonte për kontroll të imtësishëm”, është mbrojtja e tij.

“Nuk jam shefi i madh”

Akuza: Trafikantët kanë dalë në përgjime duke e thërritur Tahirin shefi i madh.

Mbrojtja e Tahirit: Tahiri pretendon se kishte qenë në Bruksel në konferencë me komisionerin e zgjerimit, në të njëjtën datë që trafikanët mendohej se kishin komunikuar me të. “Në këtë rast shefi i madh mund të ishte dikush mes meje, Klajda Gjoshës dhe komisionerit për zgjerim Stefan Füle” ka thënë me ironi ai.

Hapja e librit të ministrisë

Akuza: Në një nga përgjimet trafikantët dëgjohen të thonë: “jemi me shefin e madh”.

Mbrojtja e Tahirit:Tahiri ka treguar regjistrin e hyrje- daljeve në ministri po të njëtën ditë, duke pretenduar se kishte qenë gjatë gjithë kohës në takime me krerë të tjerë të vendit për shkak të situatës emergjente të krijuar nga arratisja e disa të dënuarve në burgun e Drenovës.

Kostumet dhe bizhuteritë

Akuza: Trafikantët i kanë blërë kostume Tahirit, bizhuteri gruas dhe nënës së tij

Mbrojtja e Tahirit: Sipas Tahirit nuk është gjetuar asnjë provë për këtë. Edhe në Siçili nuk ka gjurmë të dyqaneve ku janë blerë bizhuteritë dhe kostumet. As në kontrollin e banesës nuk u gjendën gjurmë të tyre. Madje Tahiri ka ironizuar prokurorët: “Ju nuk shkuat të kontrollonit as shtëpinë e sime mëje për të vërtetuar akuzën tuaj”.

©Lapsi.al



8 Comments

    1. Ku e gjeti per avukat mbrojtes, SEKSERIN maksim haxhine, copen e legenit, shokun e xhezair zagarnjorit. Me kete ordiner si dhe me ate burgaxhiun spartak ngjela, qe spiunoi te atin ne burge, humbjen e ke te sigurte, ky sekseri pasi te ka rrujt ty nga paret, i jep pare gjykatesve por ne rastin tend e ka marre ferra uraten, o trim.

  1. Po mire na i bejne . Pastaj cfare prisnim ne? Qe prokuroria te mberthente Tahirin? Po Rama nuk e lejon kete. Qe nje moment qe permendi diku drunjte e shtrember , po e ktheu shpejt. Pastaj , kur nuk eshte denuar ndonje tjeter me pare, pse te behet ky heroi i pare i ndeshkueshmerise nga “drejtesia e re”?

  2. Po provat jane pafund o zoterinj! Ke makinen qe ia shiti dhe e perdori prap; ke pergjimet; ke lidhjen familjare; ke udhetimet e te shoqes dhe te atit; ke historine e skafit; ke deshmite e Zaganit; ke fotot e Gjergji Kohillit me grupin; ke telefonatat e Jaeld Celes me grupin; ke tonelatat e droges qe fluturonin ne bregun tjeter me lehte se produktet e ligjshme. Nje miriade provash te drejtperdrejta dhe indiciesh qe te cojne vetem ne perfundimin qe Tahiri eshte koka e ketij grupi dhe shefi operativ i procesit te kanabizimit te vendit ne teresi. Pjesa e mbrojtjes me gjoja kontrolle dhe denoncime, jane lojera pa zarar qe keta i bene kur filloi te llape Saliu dhe Zagani. Keta ne fakt krimin e kryen edhe publikisht ne momentin qe paragjykuan akuzat 100% te verteta te Zaganit. Keshtu qe mos e vrisni mendjen ju te lapsit, sepse po u denua, do marre vetem ate qe meriton.

  3. Neri I stalinit fjalet e tua te salihut luluse dhe e te gjithe shpellareve nuk jane prova o rrotekari,prokuroret e salihut e luluse per tre vjet nuk I gjeten asnje prove,por e verteta eshte se salihu likja lulu ben opozite per te fituar kapital,por populli nuk hane bar si dikur

  4. Eshte e vertete qe eshte kerkuar arrestimi Habilajve dhe ka edhe emaile, por kjo ne 2013 2 muaj para se Tahiri te behej minister. Ndaj Tahiri nuk ka dashur as sot qe te administrohej si prove. Dmth Mami Liza duhet te qihet ne pleqeri per ta shpetuar edhe njehere. Gruaja e ka bere rruge te qirin qekur kerkonte diamante

  5. Analize kot. Ne fakt Anal-ize’!

    Te pandehurit punonjes policie nuk kane qene apo jane VARTES te Ministrit. Ata ishin/jane pjese e Policise dhe asnje lidhje vartesie nuk kane nga Ministri.

    Lidhje te tjera po, sikunder thote prokuroria. Ne cilesine e Ministrit i pandehuri Tahiri ka nderhyre ne menyre te paligjshme qe te pandehurit police te caktohen ne detyra te larta nga ku mund te ndikonin ne favorizimin e trafikanteve Habilaj.

    Prokuroria vete ka hetuar Habilajt dhe jo Policia. Sigurisht qe policia kishte akses pasiqe prokuroria ate ngarjon me detyra te hetimit. Por duke funksionuar si grup, ato kane sabotuar hetimin ne Shqiperi.

  6. Ky ka qene gjygjtare qe dinte vetem ligjin e maliqit se ligjet e drejtesise nuk kishte qef qe ti dinte thotë:

    Pika me e forte e mbrojtjes?! E qena nje kriminel mjeran ordiner si gjithe rilindsit qe rilinden qe nga nga 2005.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *