• |
ide | kryesore

“Çështja Tahiri”/ Gjykata tërhiqet për marrjen e vendimit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për marrjen e vendimit lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Instanca e gjykimit pritet të komunikojë vendimin final për Tahirin sot pasdite në orën 16:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, pretencë që nëse do të pranohej, do të reduktohej në 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës  për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *