• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Kadastrën e Vlorës? Drejtori shkarkohet 10 ditë pas marrjes së detyrës

Lajme, Të fundit



Vetëm 10 ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazëraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të komanduar të Kadastrës së Vlorës.

Sipas burimeve jozyrtare, pasuesja e Nazërajt është Elona Hodaj, e cila ka mbajtur më herët postin e Drejtores së Fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Emërimi i Hodaj mbyll rrokadën në këtë institucionin, ku përgjatë dy javëve të fundit u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19-të të tjerë.

Elona Hodaj ka mbajtur gjithashtu edhe poste poklitike në stukturat e Partisë Socialiste, si Kryetare e Fressh-it, kandidate për deputete dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare.

Pas pushimit të tij nga detyra, Nazëraj kthehet në postin që  mbante më parë, atë të shefit të zyrës juridike të Kadastrës së Vlorës. Nga kjo valë shkarkimesh e pësuan edhe 6 prej 19 juristëve të institucionit.

Ende nuk është mësuar se pse është bërë kjo ndarje mes juristëve, pasi të gjithë kanë funksion të njëjtë. Hijet e dyshimit shtohen më tej pasi mësohet se 6 juristët e shkarkuar nuk kanë lidhje me dosjet “problematike” në Kadastrën e Vlorë, duke u bërë mesa duke “koka turku”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *