• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Policia në ndjekje të makinës së Sotës me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e shpalljes së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brenbdshëm Saimir Tahiri, gazetari Basir Çollaku publikoi në emisionin “Open” në Top Channel një video.

Pamjet disa-sekondëshe sipas tij tregojnë momentet pak para se të ndalohej biznesmeni Orest Sota në oborrin e kompanisë “Kurum”, në Elbasan më 1 nëntor 2017, të cilit gjatë një kontrolli të ushtruar iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Sota po akuzohet aktualisht për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave” dhe çështja ka kaluar nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Elbasanit. Prokuroria dyshonte fillimisht se paratë e gjetura në makinën e Sotës i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri. Mbetet ende e paqartë se si Prokuroria e ndau çështjen “Sota” nga ajo “Tahiri”.

Biznesmeni dhe avokati i tij pretenduan se paratë rrjedhin nga burime të ligjshme dhe janë tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë 10 vite më parë dhe mbaheshin në qarkullim të lirë me qëllim kurimin e nënës së Sotës dhe për blerje të hekurit në kompaninë “Kurum”.

Sipas gazetarit Basir Çollaku kjo video rrëzon pretendimet zyrtare se Sota është ndjekur me makinë nga policia pasi nuk i ka qëndruar postbllokut dhe më pas ka hyrë me forcë në ambientet e kompanisë “Kurim”. Çollaku tha se siç duket nga pamjet, Sotës i është hapur dera kryesore dhe se më pas duket që vjen policia. ©LAPSI.al

WhatsApp Video 2019-09-19 at 230443 from LAPSI. AL on Vimeo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *