• |
ide | kryesore

Detajet/ Si po e pret Saimir Tahiri vendimin e gjykatës

Lajme, Të fundit



Janë mbushur tashmë 7 orë që kur trupa gjykuese është mbyllur në dhomën e Këshillimit për të vendosur mbi fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka qëndruar pothuajse shumicën e kohës në ambientet e gjykatës së Krimeve të Rënda ose pranë saj.

Ajo që raportojnë gazetarët që ndodhen në këtë gjykatë është se Tahiri është parë mjaft i stresuar që çështja po zgjat kaq shumë. Ai është parë disa herë të hyjë dhe të dalë brenda për të konsumuar cigare. Për pak kohë qëndroi edhe në një nga lokalet prane gjykatës. Ai iu tha gazetarëve në seancën e fundit se “kjo ishte beteja e jetës së tij”.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe Tahiri u paraqit në gjykatë me avokatin dhe të afërm të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Na kujton ate filmin me Kevin Hart dhe Will Ferrell, “Get Hard”, qe e pergatisin per ne burg…….
    Ja keshtu po e pret Doçi vendimin
    Ah sa mir’ ta hipi Shefi i Madh!

  2. mbaroi dhe kafja ne lokal, o sajme bolja!
    po porosisni ndonje caj jeshil nashi, qe te kete edhe disi lidhje me situaten
    mbaje gojen per aktrim, mbaje!
    te paska premtu shefi nga Surreli???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *